E enjte, 28 Maj, 2026
Microgreen

Tru viçi ‘alla milaneze’

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Për 4 persona

Tru viçi 600 gr

Bukë e tharë e grirë, 80 gr

Gjalpë, 80 gr

Vezë, 2 kokra

Kripë, sipas dëshirës

Piper, sipas dëshirës

Lajmë mirë trurin e viçit dhe e zhysim për 3 minuta në një tenxhere me ujë që vlon, pa kripë.

Pasi e kullojmë, i heqim membranën, dhe e mbledhim me kujdes, që të mos na prishet forma. Pastaj, e gatuajmë për 5 minuta, në një enë me ujë të vluar, me kripë.

E heqim nga uji me një lugë me vrima, dhe e vendosim me kujdes në një pjatë, që të ftohet. Pastaj e presim në feta jo shumë të holla.

Rrahim vezët, i rregullojmë me kripë, piper ose erëza të tjera sipas dëshirës.

Zhysim fetat e trurit në vezët e rrahura, dhe i lëmë 1 minutë të pushojnë (nëse doni, përpara se t’i zhysni në vezë, fetat mund t’i kaloni më parë  në miell).

I heqim nga veza dhe i zhysim në bukën e grirë. Çdo fetë e ngjeshim mes duarve, që thërrimet e bukës të ngjiten mirë.

Shkrijmë gjalpin në një tigan që nuk ngjit dhe, sapo ai të nisë të shkumëzojë, i skuqim fetat nga të dyja anët, derisa të marrin ngjyrë të artë (mos i skuqni të gjitha njëherësh, por tre e nga tre).

I vendosim në një letër kuzhine që t’u ikë yndyra e tepërt, dhe i shërbejmë të ngrohta.

Mund t’i shoqëroni me feta limoni dhe sallate të gjelbër.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top