E martë, 26 Maj, 2026
Rajoni

Situata në veri të Kosovës, Rama apel Vuçiçit: “Mos ushqeni me asnjë lloj justifikimi grupet që u kundërvihen zbatimit të marrëveshjeve”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Përgjatë konferencës në nder të vizitës së kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, kreu i qeverisë Rama ka shprehur mendimin e tij edhe për situatën e rënduar në veri të Kosovës, ku mbrëmjen e djeshme, në Mitrovicës, Jarinjë, ka pasur tensione të forta mes palës serbe dhe kosovare, teksa duhej të nisite reciprociteti i dokumentacionit përkatës.

Qysh herët në pikën kufitare të Jarinjës nisën bllokimet, të cilat më pas u shoqëruan edhe me deklarata të forta politike, që kulmuan me mbajtjen pezull të vendimit të reciprocitetit edhe për rreth 30 ditë, vendim ky i marrë pas takimit të kryeministrit Kurti dhe presidendes Osmani me ambasadorin amerikan në Prishtinë.

Në fjalën e tij përgjatë takimit, Rama e cilësoi këtë konflikt si të pakuptimtë, duke u bërë apel autoriteteve serbe e po ashtu edhe presidentit të Serbisë, të mos i ushqenin me lloj-lloj justifikimesh grypime të caktuara që për interesa të tyre, pengonin zbatimin e një marrëveshjeje e cila mbi të gjitha t’i jepte besueshmëri dialogut Serbi-Kosovë. “U bëj thirrje autoritetee në Beograd, presidentit të Serbisë, që të mos ushqejne me as një lloj justifikimi e me asnjëlloj alibie grupe të caktuara që për arsyet e tyre të  I kundërvihen ybatimit të njëmarrëveshjeje, që jo vetëm duhet zbatuar, por është edhe e vlefshme të zbatohet për t’I dhënë më tepër besueshmëri dialogut mes Serbisë dhe Kosovës“, tha Rama mes të tjerave në fjalën e tij.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top