E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Rajoni

Marrëdhënia Kosovë-Serbi/ Dështojnë bisedimet Kurti-Vuçiç

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Albin Kurti dhe Aleksandër Vucic, janë takuar ditën e sotme falë ndërmjetësimit të përfaqësuesit të lartë të BE-për Politikën e Jashtme dhe sigurinë, z. Borrell, për të diskutuar mbi marrëdhënien në të ardhmen të dy vendeve.

Gjatë takimit në Bruksel, kreu i qeverisë së Kosovës Kurti i ka shprehur homologut serb katër propozime, të cilat synonin dialogun mes dy vendeve në vijim, mes  së cilave edhe ajo e të shkruarit një marrëveshje ku Kosova dhe Serbia të mos e luftojnë më njëra-tjetrën.

Por Vucic nuk ka pranuar asnjë nga propozimet e Kurtit, duke e lënë sërish pezull e të paqartë marrëdhënien mes dy vendeve, edhe në konteksin e një bashkëpunimi rajonal më të gjerë.

Katër propozimet e Kurtit, tri nga të cilat u refuzuan prej Vucic-it:

1. Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të EFTA-EEA, pra marrëveshje çfarë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda kanë me BE-në.

2. Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët të paqes duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën. Kjo është e rëndësishme tani si asnjëherë më parë, një ditë pas Samitit të NATO-s në Bruksel dhe porosive unanime që u dhanë aty.

3. Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi.

4. Për çështjen e të pagjeturve, të të zhdukurve me dhunë, duhet larguar nga pozita që ka dhe duhet marrë në pyetje kreun e delegacionit serb, z. Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe udhëhiqte me Kosovën e okupuar bashkë me z. Zoran Angjelkoviq.

Propozimit tim të parë nuk u përgjigjën, ndërkaq tri propozimet e tjera i refuzuan, sqaron Kurti, në statusin e tij.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top