E shtunë, 19 Shtator, 2026
Bota

ASSOCIATED PRESS/Çmimet e naftës janë të larta, por situata mund të qe shumë më keq. Trump duhet t’i jetë mirënjohës Xi Jipingut

· 2 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kur Presidenti Donald Trump nisi luftën kundër Iranit në fund të shkurtit, analistët e energjisë dhanë paralajmërime të zymta se çmimet e naftës mund të dyfishoheshin (madje edhe më shumë) nëse konflikti zgjatej, ndaj iu bënë thirrje investitorëve e drejtuesve të automjeteve, të përgatiteshin për një periudhë të trazuar.

Lufta vazhdon dhe çmimet e naftës, sigurisht, mbeten të paqëndrueshme. Megjithatë, parashikimet më të këqija nuk janë realizuar ende, ndërsa kanë kaluar gjashtë muaj nga një konflikt që nuk duket se do mbarojë shpejt.

Presidenti kinez Xi Jinping, i cili do të zhvillojë një vizitë shtetërore shumë të pritur në Uashington javën e ardhshme, mund të argumentojë me bindje se bota duhet t’i jetë mirënjohëse strategjisë energjetike të vendit të tij për këtë fakt. Mbetet e paqartë se sa do të diskutojnë gjatë vizitës dy liderët për Iranin, një vizitë e cila vjen në një kohë kur Partia Republikane e Trumpit po përballet me presion nga votuesit për shkak të çmimeve të larta të karburantit, dhe kur kapaciteti mbrojtës i Kinës po vihet sërish në provë ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme përhapet.

Trumpi, i cili është përpjekur ta ruajë armëpushimin e brishtë tregtar me Pekinin, ka qenë i kujdesshëm në komentet publike sa u takon mosmarrëveshjeve Xinë mbi marrëdhëniet e vendit të tij me Iranin.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top