
A do të arrijnë modelet e inteligjencës artificiale aftësinë për t’u përmirësuar në mënyrë autonome? Laboratorët kryesorë thonë se skenari është afër. Dikur një ambicie e largët për studiuesit e teknologjisë, perspektiva e modeleve të inteligjencës artificiale që përmirësojnë veten në mënyrë më të pavarur për të qenë më të aftë,duket gjithnjë e më pranë realitetit.
Ndërsa teknologjia përparon, zhvilluesit thonë se IA po i afrohet “vetëpërmirësimit rekursiv”, ose RSI-së siç quhet ndryshe, ku modelet e inteligjencës artificiale gjejnë mënyra për të përmirësuar veten dhe për të ndërtuar pasardhësin e tyre. NJë gjë e tillë mund të sjellë përparime të mundshme në shkencë dhe mjekësi, thonë drejtuesit e kompanive të teknologjisë, por ka edhe shumë rreziqe.
Pasiguria se ku mund të çojë e gjitha kjo, është në themel të frikës në rritje për shmangien e kontrollit njerëzor nga inteligjenca artificiale dhe kërcënimeve të mundshme për njerëzimin.
Anthropic këtë javë detajoi se si modeli i saj Claude po e ndihmon kompaninë të zhvillojë variantin e ardhshëm më inteligjent të vetes. Claude tani drejton 26% të kërkimit dhe zhvillimit të modeleve të Anthropic, për të cilën kompania u shpreh se mund të përfundojë pjesën më të madhe të një detyre të caktuar “nga fillimi në fund nga një kërkesë e nivelit të lartë”, ndërkohë që është ende nën mbikëqyrjen njerëzore. Modelet nuk po funksionojnë plotësisht në mënyrë autonome – të paktën jo ende, shprehen kritikët.

