E enjte, 4 Qershor, 2026
Rajoni

Ndryshime në kabinetin qeveritar grek: Mitsotakis pritet të ndryshojë lojtarët (emrat)

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Mediat greke njoftojnë  se në mesditën e sotme,  kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis do bëjë të ditur disa ndryshime në kabinetin e tij qeveritar. Sipas tyre, me  nisjen e një viti të ri me gjasa të vështirë, kryeministri Mitsotakis, i ndodhur  në mes të mandatit të tij 4 vjeçar, dëshiron një cabinet më dinamik dhe aktiv.

Sipas tyre, ndryshimet që priten do të jenë:  Ministrit të Ambientit dhe Energjisë  Kostis Hadzidakis do t’i jepet portofoli i Punës, kurse Makis Voridis do transferohet nga Ministria e Bujqësisë, në atë të Punëve të Brendshme, duke u zëvendësuar prej deputetit të Etolia-Akarnania-s Spilios Livanos.

Burimet e mediave kanë thënë gjithashtu se ministri i Punëve të Brendshme  dhe ai i Punës, nuk do jenë më në qeverinë e re, kurse Theoharis, me gjasa do zëevendësohet prej ish zëdhënësit të qeverisë Theodoros Roussopoulos. Ndërkaq, bëjnë me dije mediat greke, ministrat e Financave,  Christos Staikouras, ai i  Investimeve dhe Zhvillimit, Adonis Georgiadis, ai i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, ai i Mbrojtjes së Qytetarëve Michalis Chrysochoidis, ai i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos, ai i Arsimit, Niki Kerameus, ai i Shënetit Vassilis Kikilias, ajo Kulturës Lina Mendoni, ai  Drejtësisë  Kostas Tsiaras, ai Qeverisjes Dixhitale,  Kyriakos Pierrakostis A. Karamanlis,  dhe ai i Emigrimit, Notis Mitarakis, do vazhdojnë të jenë ende pjesë e qeverisë

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top