E martë, 26 Maj, 2026
Rajoni

U tha se u mbyll Ballkani i Hapur/ Ja si përgjigjet Rama

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Mbyllja e nismës “Ballkani i Hapur” ka qenë thuajse tërë këtë javë kryefjalë e diskutimeve të vend. Mjaft media deklaruan se kreu i qeverisë Rama qe shprehur se tashmë, kjo nismë përfundon, por cila është e vërteta sipas Ramës?

Përgjatë intervistës në Klan Kosova, i pyetur prej moderatorit “A u mbyll Ballkani i Hapur” Rama përgjigjet: “Ne shyqyr që e hapëm, ti thua u mbyll! Edhe procesi i Berlinit, për të hap Ballkanin është, për çfarë është. Janë arritur shumë gjëra prej tij, por gjënë më të saktë sipas meje, nuk e them unë, por e thotë Ali Ahmeti: “Është një proces kyç për paqen në këtë rajon”. Unë jap opinionin tim”, tha Rama, “por nuk jam unë pronari që kam hapur një kompani e po e mbyll. Është një iniciativë e përbashkët, të gjithë kanë opinionet e tyre. Ajo që unë mendoj është që tani kemi Samitin e Berlinit dhe duhet të fokusohemi 100% aty dhe nuk duhet të ushqejmë konspiracione, jo Ballkan i Hapur, jo Ballkan mbyllur. Në kemi procesin e Berlinit në Tiranë në tetor,dhe unë dua që të bëjmë realisht një samit që të lërë gjurmë për të ardhmen, duke sjellë më shumë mbështetje financiare,ekonomike për gjithë vendet e Ballkanit”, sqaroi mes të tjerave Rama.

Tashmë mbetet për t’u parë se sa samiti i Berlinit që do të mbahet në Tiranë në tetor, do t’i jap edhe më mbështetje kësaj nismeje.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top