Nga Albana N. Lekaj
“Regjimi shfrytëzon gjithkënd dhe gjithçka”, ishte fraza e fundit me të cilin kreu i qeverisë Edi Rama mbylli një podkast tejet interesant, për nga të ftuarit që kishte: Luiz Ejllin, fituesin e BB Vip dhe Benet Becin, fituesin e bashkisë Shkodër, të dy të përfolur tej mase, se gjasme ishte i pari i mundësoi fitoren e Shkodrës të dytit, një bastion historikisht i djathtë në politikën shqiptare.
Parë me një sy të vëmendshëm, ky podkast dëshmoi dy gjëra: 1) që në një të ardhme të afërt Rama mund të propozojë Ejllin për kryetar të Bashkisë Shkodër, 2) ngjashmërinë e madhe të Ramës me fituesin e BB VIP 2, Luizin
Teksa e shtriu intervistën përgjatë fëmijërisë, rinisë e planet për të ardhmen të të dy të ftuarëve të vet, si për të nxjerrë në pah veçoritë e të përbashkëtat, e marrëdhënien që ata kishin, Rama në fakt nuk bëri gjë tjetër përveçse na përcolli mesazhin (shqiptarëve, Shkodrës e sidomos demokratëve, se tanimë Shkodrën nuk ka për ta lëshuar më nga dora), e se në një të ardhme të afërt, Ejlli, lindur e rritur në këtë qytet, mund të jetë edhe kreu i Bashkisë së këtij qyteti: “Nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Se unë një zëvendësues e kam gati”, u dëgjua t’i thoshte Rama-Benetit, çka nuk është gjë tjetër veçse një deklaratë e hapur për sa më sipër, se në një të ardhme të afërt, ai edhe mund ta zëvendësojë atë me Ejlllin.
Veç kësaj, pikat me të cilat Rama ngjizi bisedën, dëshmuan qartazi edhe të përbashkëtat që ky i fundit kishte me fituesin e BB VIP 2, të cilat, pa u thelluar shumë, rezultojnë si sa më poshtë:
1) jane të dy artisë, njëri piktor, tjetri këngëtar,
2) të dy janë të dhënë pas çështjeve të polisit dhe trajtimit politik të tyre, pavarësisht se Luizi thotë se nuk dëshion të përfshihet;
3) kanë qenë të dy në fillim me PD-në, pastaj kanë përqafuar PS-në;
4) kanë rrojtur të dy një pjesë të jetës në Paris;
5) kanë humbur babanë në mënyrë të beftë;
6) gëzojne thuajse në masë të barabartë, të njëjtin popullaritet mes shqiptarëve.
7) I kanë përgjigjet dhe batutat në majë të gjuhës
Por kjo ishte thjesht pas një dëgjimi me sportivitet të podkastit të Ramës. Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të shohim se si do të jetë rrugëtimi i Ejllit në vijim, për të parë nëse do ta shohim atë edhe kandidat për kryetar të Bashkisë Shkodër, në vendoret e ardhshme/ MetropolPost.al