E mërkurë, 21 Tetor, 2026
Politikë

Ramës i kërkohet dorëheqja, Ballukut i komunikohen 15 akuza. A po mbyllet vallë cikli i tranzicionit të stërgjatur shqiptar? Nga Albana N.Lekaj

· 3 min lexim ·
Protestat: Rama ankohet se nuk ka me kë të dialogojë - MetropolPost.al
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Nga Albana N. Lekaj, gazetare, drejtuese e MetropolPost.al

Pak ditë më parë, kur protestat në Tiranë qenë në kulmin e tyre dhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit të rinjtë përplaseshin me policinë, në sy ra një video e publikuar prej ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, e cila, në rrjetet e veta sociale publikoi disa pamje nga qyteti i Fierit, deputete e të cilit është. Në video, pasqyrohej një qytet i qetë, me njerëz që shijonin të pa shqetësuar aspak nga rrëmuja në vend, qetësinë e tyre.

Pyetja që lind në kontekstin e protestave që kanë pushtuar kryeqytetin por jo vetëm, është: përse e publikoi ish zëvendës kryeministrja atë video nga Fieri, për të na thënë që fierakët janë një popull i qetë e i shtruar jo si këta të Tiranës, apo për t’u thënë në fakt “të vetëve”, se ku qeveris unë mbretëron qetësia, e ku qeveris kush tjetër mbretëron kaosi dhe dhuna?

Mobileri

Fakt është që përballë studentëve protestues, Rama duket se ka mbetur vetëm, pa krahët e tij të djathtë, hiq Maznikun dhe Klosin, Kumbaron e Demon.

Pasi joshi policinë me 2500 euro shpërblim nëse vinin poshtë protestuesit dhe pasi kërcënoi të rinjtë e prindërit dhe mediat se do t’i paguanin deri në qindarkën e fundit dëmet që kishin bërë, kreut të qeverisë duket se nuk i ka mbetur shumë për të bërë përveçëse të lypë dialog me protestuesit, që  si kusht të vetëm për dialogim në fakt, kanë vetëm dorëheqjen e tij.

Parë situatën, pyetja që lind është çfarë po ndodh realisht brenda Partisë Socialiste të Shqipërisë? Kush e ka lënë Ramën vetëm me Mirela Kumbaron dhe Ervin Demon? A ishte ai në fakt që dha urdhër që policia t’i sulmonte të rinjtë dhe t’I lidhte pas kangjellave të Ministrisë së Arsimit, kur nga eksperienca Rama e di shumë mirë që kur preken studentët, vendi ngrihet në këmbë? Kujt i intereson të përvëlohet vendi dhe pse Rama nuk  e jep dorëheqjen për t’i lënë udhë qeverisë teknike dhe shuar protestat në vend? A do të ndodhë me PS-në ajo që ndodhi edhe me PD-në dikur, pra ndarja dhe fragmentarizimi i saj, duke qenë se Spiropali ka dalë si zë kundër politikës së brendshme të Ramës?

LEXO EDHE:

Fakt është që jo më larg se sa dje, SPAK i komunikoi mbi 15 akuza ish zëvendës kryeministres shqiptare Belinda Balluku.

Pra dy kokat më të larta të shtetit shqiptar  janë në shënjestër në të njëjtën kohë. Kujtojmë që ndërkaq kreu i Bashkisë Erjon Veliaj është i burgosur, Ilir Meta po ashtu, Berisha vazhdon praqitjet në SPAK. A po zbrapset me lezet kasta e vjetër e politikës shqiptare, kasta që e stërzgjati tranzicionin në vend, për t’u hapur vërtet udhë të rinjëve dhe vizionit demokratik dhe europian?

Shumë gjëra mbeten për t’u parë. Pak po e sigurt, asgjë nuk do të jetë më si më parë.

©MetropolPost.al

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top