• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E shtunë, 31 Maj, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    “Pak statistika për zgjedhjet”, nga Afrim Krasniqi

    “Pak statistika për zgjedhjet”, nga Afrim Krasniqi

    “Operacioni Ura”/ Fatjona Mejdini: “Mafia shqiptare po bëhet më e fortë se mafia italiane. Ja nga vjen droga”

    “Operacioni Ura”/ Fatjona Mejdini: “Mafia shqiptare po bëhet më e fortë se mafia italiane. Ja nga vjen droga”

    Tërmet i fortë në Kretë, dyshohej për cunami

    Tërmet i fortë në Kretë, dyshohej për cunami

    Të shtëna pranë Muzeut Hebre në Uashington/ Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite

    Të shtëna pranë Muzeut Hebre në Uashington/ Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite

    Operacioni “Ura”/ Ja cilat biznese e prona janë sekuestruar

    Operacioni “Ura”/ Ja cilat biznese e prona janë sekuestruar

    Operacioni “Ura”/ Ja si kishte funksionuar skema

    Operacioni “Ura”/ Ja si kishte funksionuar skema

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Një lutje Kryeministrit, për pensionistët që mbeten jashtë Paketës së Rezistencës”, nga Irena Beqiraj*

    Thërrimet e ndihmës së USAID-it edhe kompleksi industrial rreth tij! Nga Irena Beqiraj

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    “Çfarë duhet të presim nga Donald Trump”, nga Ben Blushi

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga  Flutura Açka

    Sazani në ankand dhe elita eunuke shqiptare/ Nga Flutura Açka

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Analiza

Ndryshimi i lojës. Nga Ditmir Bushati

nga MetropolPost
15 Janar, 2025
në Analiza, Bota
Ndryshimi i lojës. Nga Ditmir Bushati
0
SHPERNDARJE
13
SHIKIME

Kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është një pikë kthese në historinë e zgjedhjeve amerikane. Këto zgjedhje nuk ishin thjesht riafirmim i tendencës së njerëzve anembanë botës që përqafuan ndryshimin në ‘supervitin zgjedhor’ të vitit të kaluar. Bëhet fjalë për një president të ri me një mandat të qartë që me siguri do të sjellë ndryshime politikash në përputhje me qasjen e tij transaksionale ndaj politikës, tregtisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Disa nga këto ndryshime mund të jenë përcaktuese për të ardhmen e projektit europian në Ballkanin Perëndimor.

Emërimet në pozicionet kyçe tregojnë se Trump e sheh këtë triumf zgjedhor si një konfirmim të besimit të tij se populizmi për çështjet sociale, krijimi i vendeve të punës, siguria e kufijve, përfundimi i luftërave, tregtia dhe politika e jashtme nën moton “Amerika e para” është rruga përpara për vendin dhe një mënyrë për të dominuar sistemin e udhëhequr nga SHBA-ja, pa qenë peng i aleatëve tradicionalë dhe i disa angazhimeve. Të emëruarit e tij janë individë që besojnë në përdorimin selektiv të fuqisë amerikane. Në një farë mënyre, pozicioni i tyre thelbësor është se ata kujdesen vetëm për interesat amerikane dhe se të tjerët duhet të kujdesen vetëm për veten e tyre.

Zhvendosja e prioriteteve

Ndërkohë, konteksti gjeopolitik ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga presidenca e fundit e Trump, duke përfshirë dy frontet kryesore të luftës Rusi-Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, mungesën e një udhëheqjeje të fortë në nivel europian si rezultat i humbjeve dërrmuese zgjedhore të elitave kryesore në Gjermani dhe Francë, formimin e një aleance alternative – në vend të respektimit të rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla – nga vendet me një gjeografi dhe popullsi të konsiderueshme, dhe një arkitekturë ndërkombëtare më komplekse dhe konkurruese.

Kështu, një re konfuzioni varet mbi të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Europë. Administrata e Obamës shënoi fillimin e një ndryshimi në prioritetet strategjike të SHBA-së duke u zhvendosur nga Europa drejt Azisë dhe Paqësorit. Kur u krijua NATO, SHBA-ja kishte në përbërjen e saj shumë njerëz që vinin nga Europa ose kishin qenë atje për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Këtu u ushqye liberalizmi i Luftës së Ftohtë, duke formësuar ideologjinë që mbante të bashkuar aleancën.

Joe Biden do të mbahet mend si presidenti i fundit Euro-Atlantik në Shtëpinë e Bardhë me një botëkuptim të formësuar nga Lufta e Ftohtë. Ekipi i politikës së jashtme të Trump ka një botëkuptim krejtësisht të ndryshëm. Ata shohin Azinë si skenën qendrore. Ndërsa Europa nuk ka më të njëjtën rëndësi, qoftë strategjikisht apo kulturalisht. Kjo do të jetë një sfidë themelore për europianët të cilët, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe rënia e Murit të Berlinit, e kanë konsideruar marrëdhënien e tyre me SHBA-në, si një marrëdhënie të bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta, me fokus në sigurinë kolektive, sundimin e së drejtës, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, dhe një sistem transparent dhe shumëpalësh të tregtisë së lirë.

Tri shtylla të rendit të tanishëm europian janë sfiduar: zbutja e dallimit mes Europës dhe SHBA-ve, përmes krijimit të komunitetit Euro-Atlantik; zbutja e dallimit mes çështjeve të brendshme dhe atyre të jashtme, përmes politikës së thellimit të BE-së; zbutja e dallimit mes qendrës dhe periferisë, përmes politikës së zgjerimit dhe fqinjësisë. BE-ja duhet të riparojë shtyllat e mësipërme, prej të cilave, vetëm njëra ka të bëjë me bashkëpunimin e saj me SHBA-në, ndërsa dy të tjerat varen plotësisht nga vullneti i shteteve anëtare të BE-së.

Ballkani Perëndimor në një udhëkryq

Nga krizat me të cilat përballet Europa, siguria është më e ngutshme. Trump ka premtuar t’i japë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. Ndërsa ky është një objektiv i dëshirueshëm për të gjithë, perspektiva për një paqe të qëndrueshme ose armëpushim është e vogël. Prandaj, mbetet për t’u parë se si mund të arrihet ky objektiv, çfarë hapash do të ndërmerren dhe nëse do të ruhet apo jo bashkërendimi me aleatët europianë. Dhe mbi të gjitha, si do të jetë e ardhmja e Ukrainës.

Vështruar përmes prizmit dhe rrjetës së konflikteve të ngrira ose të papërfunduara në Europë, mënyra se si do të përfundojë kjo luftë do të ketë një ndikim të pashmangshëm në arkitekturën e sigurisë së Europës, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor. Kjo do të ndryshojë edhe lojën e projektit të integrimit europian. Dobësimi i marrëdhënieve Euro-Atlantike nuk është një ogur i mirë për Ballkanin Perëndimor, ku SHBA-të shihen si garantues të perimetrit të sigurisë, ndërsa europianët si alergjikë ndaj përdorimit të forcës. Kjo nënkupton nevojën për vigjilencë të shtuar për të fuqizuar kapacitetin shkurajues ​​të trupave të KFOR-it në Kosovë dhe EUFOR-it në Bosnje-Hercegovinë, si dy pika kritike për sigurinë rajonale.

Gjatë administratës së parë Trump, në Ballkanin Perëndimor u lidhën dy marrëveshje kyçe: Marrëveshja e Prespës, për çështjen e emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Washingtonit, për normalizimin ekonomik të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguroi në të njëjtën kohë njohjen e Kosovës nga Izraeli. Megjithëse marrëveshjet e sipërpërmendura ishin të rëndësishme për stabilitetin rajonal, BE-ja humbi mundësinë për të ankoruar vendet e rajonit në gjirin e saj. Edhe më shqetësues është dështimi i BE-së për të zgjidhur mosmarrëveshjet politike dhe çështjet e shtetësisë në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, të cilat janë kyçe për përparimin rajonal. Në veçanti, politika e BE-së ndaj Kosovës është e fragmentuar, me 21 njohës, 5 mosnjohës dhe Hungaria që ndjek politikën e saj. Kjo ndarje paralizon aftësinë e BE-së për të vepruar në mënyrë kohezive për zgjidhjen e konfliktit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe sigurimin e anëtarësimit të tyre në BE.

Ushtrimi i një gjeopolitike pa vlera nga ana e Perëndimit, si qetësues, në mungesë të procesit të anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor, u ka mundësuar udhëheqësve të rajonit të përkthejnë rivalitetet e shtuara gjeopolitike në avantazhe të pushtetit të tyre. Marrëveshjet transaksionale, qofshin të nxitura nga obsesioni i migracionit (Itali-Shqipëri), aksesi në burimet natyrore (Gjermani-Serbi) ose industria ushtarake (Francë-Serbi), janë disa shembuj që tregojnë se si BE-ja mund të ‘riformatohet’ si rezultat i kompromiseve, në kurriz të demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Ballkanin Perëndimor. Këto veprime minojnë kapacitetin e BE-së për t’u shfaqur si një aktor i bashkuar në Ballkanin Perëndimor, duke i bërë qytetarët të ndihen se nuk janë pjesë e familjes europiane, por periferia e saj ku hidhen problemet.

Nuk ka asgjë më të keqe në politikë sesa të mbrosh status quo që nuk funksionon dhe që dështon të sigurojë demokraci dhe prosperitet. Ekziston një ndryshim i madh midis mbrojtjes së vlerave dhe mbrojtjes së status quo-së përmes stabilitetit të rrejshëm. Në këtë kontekst, kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë duhet parë si një ndryshim i lojës për qartësimin e qëllimeve të përbashkëta dhe të së ardhmes së projektit europian në Ballkanin Perëndimor.

‘Ora e Europës ka ardhur’, pati thënë me krenari ministri i punëve të jashtme të Luksemburgut, Jacques Poos në vitin 1991, teksa kryesonte në emër të BE-së përpjekjet për të gjetur zgjidhje për konfliktin që sapo kishte shpërthyer në ish Jugosllavi. Në të vërtetë ishte vendosmëria e SHBA-së që ndaloi luftërat dhe siguroi paqen. Ka kaluar një çerek shekulli që nga përfundimi i luftërave në rajon dhe BE-ja ende nuk ka demonstruar aftësinë e saj për të ankoruar Ballkanin Perëndimor në BE. Ndryshimi i lojës në SHBA kërkon përshpejtimin e projektit europian në Ballkanin Perëndimor. BE-ja duhet të përballet me këtë sfidë.

*Artikull i botuar për revistën ‘International Politics and Society’ (Politika Ndërkombëtare dhe Shoqëria).

https://www.ips-journal.eu/topics/european-integration/changing-the-game-8023
Tags: Boe BidenDitmir BushatiDonald Trumppolitika e jashtme
Shkrimi Paraardhës

TEKNOLOGJI/ Ja sa mund ta blejë Elon Musk TikTok-un

Shkrimi Pasardhës

“Çfarëdo të bëjmë, do bëjmë një gjë që Enver Hoxha të rrotullohet në varr nga sikleti”/ Nga muze, Rama e bën Vilën e Enverit rezidencë artistike

Shkrime të Tjera

VENDIMET E PARA/ Trump i vihet pas Hunter Bidenit. Pezullon 51 zyrtarët e Inteligjenës,  që pohuan se laptopi i tij ishte falsifikim rus
Amerika

VENDIMET E PARA/ Trump i vihet pas Hunter Bidenit. Pezullon 51 zyrtarët e Inteligjenës,  që pohuan se laptopi i tij ishte falsifikim rus

20 Janar, 2025
Akuza të reja për Trump-in/ Rrezikon rimarrjen e Presidencës, siç do të dëshironte
Bota

Akuza të reja për Trump-in/ Rrezikon rimarrjen e Presidencës, siç do të dëshironte

1 Prill, 2023
Musk merr Twitter-in, reagon Trump: “I kënaqur që ky rrjet nuk drejtohet më nga lunatikë dhe manjakë të së majtës radikale”
Bota

Musk merr Twitter-in, reagon Trump: “I kënaqur që ky rrjet nuk drejtohet më nga lunatikë dhe manjakë të së majtës radikale”

28 Tetor, 2022
Biden e cilëson kundërshtar të denjë, përfundon takimi Biden-Putin
Bota

Biden e cilëson kundërshtar të denjë, përfundon takimi Biden-Putin

17 Qershor, 2021
Trump rikthehet në rrjetet sociale, por kësaj here me një surprizë
Bota

Trump rikthehet në rrjetet sociale, por kësaj here me një surprizë

22 Mars, 2021
Irani dhe Rusia kanë tentuar të ndikojnë garën Biden-Trump. Del raporti i shërbimeve inteligjente amerikane
Bota

Irani dhe Rusia kanë tentuar të ndikojnë garën Biden-Trump. Del raporti i shërbimeve inteligjente amerikane

18 Mars, 2021
Senati nuk ia del dot të dënojë Trump-in. Sipas këtij të fundit, ky proces, gjuetia më e madhe e shtrigave në histori
Bota

Senati nuk ia del dot të dënojë Trump-in. Sipas këtij të fundit, ky proces, gjuetia më e madhe e shtrigave në histori

14 Shkurt, 2021
Trump mban fjalimin e lamtumirës. ‘Suksese Biden!’ (video)
Bota

Trump mban fjalimin e lamtumirës. ‘Suksese Biden!’ (video)

20 Janar, 2021
Trump-i zgjedh të largohet nga Shtëpia e Bardhë ditën kur hyn Biden-i
Bota

Trump-i zgjedh të largohet nga Shtëpia e Bardhë ditën kur hyn Biden-i

18 Janar, 2021

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Kurkumë dhe mjaltë, ilaçi natyral kundër kollës dhe ftohjes

    Kurkumë dhe mjaltë, ilaçi natyral kundër kollës dhe ftohjes

    5 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • LAJMI I FUNDIT/ Aksident me tri të plagosur në “Rrugën e Elbasanit”

    2 shpërndarje
    Share 1 Tweet 1
  • Shtohen rastet e lisë së dhenëve/ Çfarë duhet të kemi kujdes

    4 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Fatura e darkës së ministrave në Dubai, false. Mban datën 10 janar, 2017

    19 shpërndarje
    Share 8 Tweet 5
  • Horoskopi kinez. Viti i Gjarprit prej druri, ja si do të jetë

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

“Pak statistika për zgjedhjet”, nga Afrim Krasniqi

“Pak statistika për zgjedhjet”, nga Afrim Krasniqi

23 Maj, 2025
“Operacioni Ura”/ Fatjona Mejdini: “Mafia shqiptare po bëhet më e fortë se mafia italiane. Ja nga vjen droga”

“Operacioni Ura”/ Fatjona Mejdini: “Mafia shqiptare po bëhet më e fortë se mafia italiane. Ja nga vjen droga”

22 Maj, 2025
Tërmet i fortë në Kretë, dyshohej për cunami

Tërmet i fortë në Kretë, dyshohej për cunami

22 Maj, 2025
Të shtëna pranë Muzeut Hebre në Uashington/ Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite

Të shtëna pranë Muzeut Hebre në Uashington/ Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite

22 Maj, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In