E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Akuza të reja për Trump-in/ Rrezikon rimarrjen e Presidencës, siç do të dëshironte

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ish presidenti amerikan Donald Trump është akuzuar ditët e fundit prej një jurije në Manhatan, një llogaridhënie kjo historike mbi marrëdhëniet e tij personale, politike dhe tregrare, e po ashtu edhe një tronditje fortë për përpjekjet e tij për të  marrë sërish Shtëpinë  e Bardhë.

Natyra e saktë e akuzave nuk është bërë ende e qartë, për hir se është mbajtur e fshehtë, por thuhet se ka lidhje me pagesat e kryera përgjatë fushatës presidenciale të 2016-s, për të heshtur një aferë seksuale jashtëmartesore.

Zyrtarët pohuan se po punonin për të koordinuar kapjen e Trump-it, gjë që mund të ndodh në krye të javës që vjen, duke mos deklaruar nëse do të kërkonin burgimin e Trump-it nëse i provohej fajësia, një zhvillim ky që do të kishte pasoja në rimarrjen sërisht të presidencës amerikane prej tij.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top