E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Ekspertët të shqetësuar/ Blerja e “Credit Swiss” prej “UBS”-së amerikane e rrezikshme, favorizon monopolin dhe godet identitetin bankar zviceran

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka ngjallur shqetësim të madh mes ekspertëve blerja e bankës zvicerane “Credit Swiss” prej UBS-së amerikane, me pretendimin se një blerje e tillë  jo vetëm trondit imazhin e Zvicrës si një qendër financiare globale, por edhe se zhvillimi i  vendit mandej, do të mbetej në dorën e një banke të vetme, çka do ta kthente sektorin bankar në Zvicër në monopol, duke e shndërruar indirekt edhe në një shënjestër të kollajtë.

“Pyetja e vërtetë, është se cfarë do të ndodhë në të ardhmen” shprehet për AP Marc Chesney, professor i Financës në Universitetin e Zyrihut, “sepse  aktualisht kemi një monstër, e cila sa do vijë e do të bëhet edhe më e madhe për të dështuar. Dhe rreziku është që me kalimin e kohës, problemet do të shtohen edhe më, sepse ajo do të bëhet shumë e madhe për t’u braktisur pastaj prej shtetit zviceran. Ndërkohë”, thekson Chesney,  “me këtë blerje, UBS-ja amerikane, i bie të kontrollojë indirekt shtetin zviceran”.

Christoph Blocher, ish ministër i qeverisë dhe përfaqësues i  Partisë Popullore të djathtë të Zvicrës, e përcakton ndërkaq marrëveshjen  Credit Suisse-UBS, si “shumë-shumë të rrezikshme, jo vetëm për Zvicrën apo Shtetet e Bashkuara, por për botën mbarë”.  “Kjo duhet të marrë fund” u shpreh ai në një nga mediat vizive zvicerane. “Bankat zvicerane duhet të mbeten zvicerane dhe t’i kryejnë veprimet e tyre brenda Zvicrës”.

Të tjerë ndërkaq nuk e cilësojnë dhe kaq problematike këtë blerje, siç është  edhe Sergio Ermotti, ish CEO-ja e UBS-së për rreth 9 vite, që do të rikthehet sërish për udhëhequr blerjen. “Për mua debati” shprehet ai, “nuk është që ‘është tejet i madh për të dështuar’, por ‘tejet i vogël për të mbijetuar’ dhe ne duam ta shmangim këtë”.

“Credit Swsiss, banka e dytë më e madhe në Zvicër, falimentoi në mes të marsit, dhe aktualisht është blerë prej bankës amerikane UBS, e pesta më e madhe në Amerikë, për 3 billion franga (rreth 3.3 billion dollarë).  

Zvicra, vendi neutral me rreth 8.5 milionë banorë, gëzon produktin më të lartë bruto për banor se çdo vend tjetër me dimensionet e saj, duke promovuar një ambient fiskal relativisht të ulët dhe favorizues për privacinë, e duke u shndërruar përgjatë viteve në një hub global sa u takon menaxhimit të trashëgimive, bankave private dhe tregtimit të lëndëve të para.

Kujtojmë që “Credit Swiss”, është banka e tretë e madhe në rang botëror, e cila falimenton pas “Silicon Valley Bank” dhe “Signature Bank në Amerikë”.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top