E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

Trump-i zgjedh të largohet nga Shtëpia e Bardhë ditën kur hyn Biden-i

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Mediet amerikane bëjnë me dije se Presidenti Trump ka vendosur të largohet zyrtarisht nga Uashingtoni ditën e mërkurë në mëngjes, ditë kur bën betimin e tij edhe presidenti  i 46 i zgjedhur në detyrë, Joe Biden.

Nrdyshe nga paraardhësit e vet, Trump nuk i ka pranuar zyrtarisht këto zgjedhje, madje-madje as nuk  e ka thirrur pasardhësin të takohet me të, siç është edhe tradita e kalimit të pushteteve në Amerikë.

Po sipas medieve amerikane, mësohet se Trump ka ndërmend të përgatisë një ceremoni madhështore për ikjen e tij, me roje nderi, tapet të kuq e shtënie në ajër, për të kujtuar edhe një herë, se si e pritën kur erdhi.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top