E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Bota

Biden i pari president amerikan që njeh genocidin armen. Cilësohet si ‘populist’ nga ministri i Jashtëm turk

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Joe  Biden është presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që njeh zyrtarisht genocidin armen. Në një komunikatë të shpërndarë ditën e shtunë nga Shtëpia e Bardhë, ai shpreh nderimin për viktimat e genocidit nisur në 24 prill 1915, kur autoritetet otomane deportuan dhe vranë rreth 1.5 milionë armenë më pas. Njohja zyrtare si genocid e kësaj ndodhie, është ende tejet e ndjeshme për Turqinë, e cila mohon të ketë qenë një genocid me dashje.  Ky ka qenë edhe motivi pse presidentët e tjerë amerikanë e kishin shmangur, por Biden e kishte premtuar gjatë fushtës  për president, se me të hyrë në Shtëpinë e Bardhë, do t’i vinte një emër kësaj ngjarjeje.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu, e ka cilësuar një gjë të tillë si populizëm. S’ka nevojë të na i tregojë njeri të shkuarën, është shprehur ai. E tëra kjo është populizën dhe minon lidhjet mes vendeve. Në një tjetër deklaratë për shtyp, misnistri Cavusoglu  ka deklaruar se Biden nuk e ka bazën ligjore për ta bërë një gjë të tillë, kurse zëdhënësi i presidentit Erdogan, është shprehur se amerikanët bënin mirë të shihnin të shkuarën e tyre.

Kryeministri armen , e cilëson një gjë të tillë si një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, e po ashtu edhe si një mbështeje e fortë për familjarët e viktimave.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, një zyrtar amerikan bëri me dije se  kjo deklaratë e Bidenit donte kohë të përpunohej në kontakt të kushtë me Turqinë, e cila është edhe aleate e Nators.

Për të shmangur ndonjë problematikë të  mundshme, Bideni qe lidhur Erdoganin dhe kishin vendosur të flisnin gjatë takimit të NATOS, në  qershor.

Deri më tani Turqia nuk ka shpalluar ende masa diplomatike, siç ka bërë me vendet që e kanë njohur më parë genocidin armen.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top