E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Horoskopi

Horoskopi i javës, 28 dhjetor-3 janar 2021

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ja qielli ynë në periudhën që shkon nga 28 dhjetori deri në 3 janar të 2021-shit.

Kalendari shënon këtë javë fillimin e vitit të ri por në të vërtetë viti i ri mund të quhet i nisur, meqë kalimet vendimtare për 2021-shin u kryen gjatë dy javëve të fundit.

Kjo në vijim do jetë java e Hënës së Plotë, e cila do të shndrijë në qiellin e Gaforres, thuajse sikur do ta shpërblejë për tërë vështirësitë e jetuara në 2020-n. Përveç kësaj ngjarjeje të rëndësishme, në të vërtetë, qielli ynë po bëhet gati të përballojë edhe ndryshimet e fundit të ekuilibrave energjikë, që do të ndodhin javës që vjen.

Shohim si do mbështeten nga planetet shenjat e ndryshme, nisur nga elementi kryesor që i përfaqëson.

Protagonistë kryesorë të zodiakut vazhdojnë të jenë shenjat e Ajrit, me Jupiterin dhe Saturnin tek Ujori.

Plot fuqi gjejmë edhe shenjat e Tokës, rrezatuar nga energjitë e Plutonit,  Diellit dhe Mërkurit tek Bricjapi, dhe prej atyre të Uranit në  Dem.

“Pasion” do vazhdojë të jetë fjala e ditës tek shenjat e Zjarrit, gjithnjë të fortë me Venusin tek Shigjetari dhe Marsin tek Dashi.

Introspektivë e të thellë shenjat e Ujit, të ndikuara tej mase nga energjia e Neptunit tek Peshqit dhe rrezja e Hënës së Plotë tek Gaforrja.

Vit të mbarë!

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top