E dielë, 14 Qershor, 2026
Horoskopi

Solstiku i Perëndive përuron Epokën e Ujorit. Ndryshime të mëdha na presin

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Sipas astrologëve më në zë, këtë 21 dhjetor që sapo lamë pas, kemi mbyllur epokën e Peshqëve dhe jemi futur në Epokën e Ujorit, ku me gjasa, ndryshime të mëdha na presin.

Sipas tyre, Epoka e Peshqëve ka përfshirë  2160 vitet  e fundit, dhe, duke qenë se Peshqit janë shenja e fundit e zoodiakut, kjo ditë, përfaqëson në fakt edhe mbylljen e një cilki që, në tërësinë e vet, ka zgjatur thuajse 26.000 vite.

Bashkimi i Saturnit me Jupiterin tek Ujjori më datë 21, sipas astrologëve, i hap udhë një tjetër cikli 26.000 vjeçar. Ujori sipas tyre, është shenja që shpërhap ujin, burim që sjell ide të reja dhe dëshirë për ndryshim, të cilat astrologët i parashikojnë kryesisht në nivel social.

Kështu, sipas tyre, po përgatitemi për të lënë pas epokën e rregullave dhe të individualizmit, për të shijuar një liri më të madhe sociale e koherente natyrisht, që lind nga zgjerimi i pamatë të komunikimit.

Skemat e vjetra të mendimit po thërrmohen, thonë ata,  dhe e tëra kjo mund të ndodhë edhe në mënyrë të beftë e të ashpër. Por ndryshimi është padiskutim tek dera.

Epoka e re do të sjellë një ndërgjegjësim më të madh mbi ekzistencën tonë, dhe kush e di, vazhdojnë astrologët, edhe mbase komunikimin me qenie të tjera, që rrojnë si ne në këtë univers.

Le të presim pra! Mbase 26 mijë vite nuk i shohim dot si do jenë, por të paktën të kemi një shije tyren vitet që kemi pranë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top