E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Horoskopi

Yjet nga 4-10 janar, 2021

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ja dhe qielli ynë për periudhën nga 4-10 janar

Festat e fundvitit po shkojnë drejt fundit, e po ashtu edhe pushimi në dukje, që planetet i lejuan vetes pas revolucioneve të 2020-s, mjaft shpejt do t’ua lerë vendin lëvizjeve të reja. Përgjatë kësaj jave, nisur nga 6 janari, do kemi tri ndryshime në sistemin tonë planetar. Planeti i parë që lëviz, është Marsi: planeti i kuq, pas një ndalese të gjatë që zgjati gjashtë muaj, do largohet nga shenja e Dashit pikërisht në ditën e Epifanisë (Ujit të Bekuar), për të hyrë në shenjën e Demit. Dy ditë më pas, ata që do lëvizin janë Mërkuri dhe Venusi.

Më 8 janar, Mesazheri i Perëndive (Mërkuri), do largohet nga shenja e Bricjapit për t’u futur  në atë të Ujorit, kurse  Ylli i Pasionit (Venusi), do largohet nga shenja e Shigjetarit, për të hyrë në atë të Bricjapit.

Shohim si do t’i ndikojnë  shenjat me energjitë e tyre.  

Edhe ky 2021, niset me përparësinë e shenjave të Tokës. Shenjat e lidhura me këtë element, mbështeten në fakt nga Dielli, Venusi, Plutoni në Bricjap dhe nga Urani e Marsi në Dem.

Periudhë e madhe force edhe për shenjat e Ajrit, falë rrezeve të Mërkurit, Jupiterit dhe Saturnit në Ujor.

Rënie energjie shumë e fortë për shenjat e Zjarrit, që me një goditje të vetme do humbasin edhe pasionin e Venusit, edhe grintën e Marsit, duke mbetur për momentin, pa mbështetjetn e ndonjë planeti në mënyrë të drejtëpërdrejtë.

Të qendrueshëm, në fund, shenjat e Ujit, ndriçuar për momentin vetëm nga rrezja e thellë e Neptunit tek Peshqit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top