E shtunë, 30 Maj, 2026
Horoskopi

Yjet për javën 11-17 janar

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Jemi në  javën e Hënës së Re. Zonja e Bardhë do rilindë në fakt në shenjën e Bricjapit, më 13 janar. Por jemi edhe në javën e kuadraturës së fuqishme të Jupiterit tek Ujori me Uranin në Dem, që do të ndodh pikërisht në datën 17. Pra presim energji tejet lëvizëse.

Shumë të lehtësuara do të jenë shenjat e Kryqit Fiks, ose thënë ndryshe Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori, por, në një farë mënyre, të gjitha shenjat duhet të bëjnë nga pak hesapet me veten dhe të përqafojnë shtysën e ndryshimit.

Shohim si do jenë energjitë e shenjave të ndryshme, në bazë të elementeve përkatëse.

Ngarkesë energjie në nivelet maksimale, si për shenjat e Ajrit, ashtu edhe për ato të Tokës. Të parët do të mbështeten në fakt nga Jupiteri, Saturni dhe Mërkuri në Ujor.

Ndërkaq, vazhdon periudha gjysmwboshatisjes kozmike, e cila qw prej javës së shkuar, ka përfshirë shenjat e Zjarrit, të pa ndriçuara drejtëpërdrejt nga  energjia e ndonjë trupi qiellor.

Gjithnjë të qendrueshëm në meditimin e tyre shenjat e Ujit, ndriçuar për momentin vetëm nga rrezet e fuqishme të Neptunit tek Peshqit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top