E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Basha për grupet paramilitare dhe vrasjen në Elbasan: “Po të kishin vepruar prej kohësh autoritetet e shtetit, ngjarje të tilla do të ishin shmangur”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

I pyetur në emisionin e mëngjesit në ABC news, për grupet para militare, prej dorës së të cilëve, jo më larg se disadisa ditë më parë, humbi jetën një shtetas e u plagosën disa të tjerë, si dhe  për vërejtjet e ambasadores amerikane Yuri Kim mbi këtë çështje, kreu i PD-së Lulëzim  Basha tha se asnjëra nga këto nuk ishin të vërteta. Një nga dështimet më të mëdha të shtetit këto 8 vite, ka qenë rrënimi i shtetit të së drejtës, u shpreh Basha, duke lënë të nënkuptohej, se ngjarja e grupeve të armatosura në mbrojtje të votës ngritur nga PD-ja,  ishin pasojë e mosfunksionimit të autoriteteve të shtetit.

Asnjëra prej këtyre nuk është e vërtetë, tha ai. Partnerët europianë janë informuar të parët për rrezikun e shit-blerjes së votës. Nëse do kishin vepruar prej kohësh autoritetet e vendit, ngjarje të tilla do të ishin shmangur. E rëndësishme është të kuptohet që 25 do sjellë ndryshim të vërtetë, sepse pas 25 prillit, me qeverinë e re që do të vijë, me mua kryeministër, shteti do ta bëjë detyrën. Atë detyrë që nuk e bën dot policia, prokuroria, për shkak të presionit politik nga Edi Rama. Një nga dështimet më të mëdha këto 8 vite, ka qenë rrënimi i shtetit të së drejtës vazhdoi ai, duke justifikuar kështu grupet e mbrojtes së votës ngritur nga Partia Demokratike, e po ashtu edhe veprimet e tyre.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top