E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Sondazhi i MetropolPost/ Fitorja përcaktohet nga një diferencë e ngushtë mes subjekteve në garë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në sondazhin e hapur përpara tri muajve në faqen e medias onlajn MetropolPost.al, pyetjes drejtuar qytetarëve që vizitojnë këtë faqe, i janë përgjigjur deri më tani 280 persona, të cilët kanë votuar për tri alternativat e ofruara, Partinë Socialiste, Partinë Demokrate dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Nga votimet krejt rastësore të atyre që kanë vizituar këtë faqe deri më ditën e sotme, në zgjedhjet e 25 prillit kryeson Partia Socialiste me 52% të votave (145 vota në total), e pasuar nga Partia Demokratike me 43 % të preferencave (119 vota total), për të mbërritur tek LSI me 6% të preferencave (16 vota total).

Në total koalicioni opozitar PD+LSI ka marrë 49% të preferencave ose 135 vota, krahasuar me PS-në e cila ka 52% të preferences, ose 145 vota në total.

Nga sa referohet prej sondazhit në  MetropolPost-it, bazuar në vizitat dhe votimet e atyre që kanë klikuar faqen, fitorja e 25 prillit do të përcaktohet nga një diferencë e ngushtë votash mes subjekteve politike në garë (sipas kësaj mostre, diku tek rreth 3%).

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top