E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Politikë

Basha shmang përgjigjen për një dorëheqje të mundshme. Deklaron se “Jam i gatshëm të ndërmarr çdo hap që PD-të jetë e fortë dhe e bashkuar”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kreu i opozitës Lulëzim Basha i është shmangur përgjigjes për një dorëheqje të mundshme, pyetur prej gazetarëve para nisjes së seancës parlamentare, dorëheqje kjo e kërkuar prej grupit të deputetëve të PD-së.

Duke u përpjekur ta adresonte vëmendjen e gazetarëve tek çështjet e ditës, si hetimi i inceneratorëve apo çmimi i naftës, Basha tha se do të ishte i gatshëm të ndëmerrte çdo hap që PD-ja të dilte e fortë dhe e bashkuar nga zgjedhjet e 6 marsit.

Basha refuzoi t’i përgjigjej pyetjes se a do të dorëhiqej apo në do të hapte sërish garë për kreun e PD-së, duke theksuar edhe një herë se kjo parti qe në proces reflektimi të brendshëm e pastaj do të dilte në përfundime.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top