E premte, 5 Qershor, 2026
Politikë

Bord qeverie edhe për çmimin e ushqimeve bazë/ Rama-furnizuesëve: “Koha për të dhënë, kush nuk zbaton çmimin e caktuar, do përballet me sanksione të rënda”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kreu i qeverisë Rama ka mbledhur ditën e sotme furnizuesit me ushqime në vend, të cilëvë u ka bërë apel për ruajtjen e një status-quoje të cmimeve, duke mos rënduar qytetarin.

Rama bëri me dije që ashtu si dhe për naftën, do të ketë një bord qeveritar që do të caktojë edhe çmimet e ushqimeve në treg, një lëvizje kjo e cila, pavarësisht se bie ndesh me parimet e tregut të lirë, është e nevojshme, në gjykimin e tij, në kohë lufte.

Rama u bëri me dije furnizuesëve se nëse ata shkelnin që nesër e tutje çmimet e vendosura nga bordi qeveritar, do të përballeshin me sanksione të rënda, deri në sekuestrim të mallit.

Rama u kërkoi furnizuesëve të ushqimeve të caktonin një gruo njerëzish që do të negocionin me qeverinë për çmimet e shumicës dhe pakicës, për të arritur në një dakordësim të përbashkët mbi cmimet e ushqimeve bazë.

Kam shumë besim u tha Rama furnizuesve mes të tjerave, se këtë do të bëjmë së bashku, dhe do të jetë një  eksperiencë shumë e mirë nga pikpamja humane.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top