Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, variant indian i covid-19, i cili është motivi i vdekjeve dhe infektimeve të shumta në në këtë vend, deri më tani nuk është shqetësues, por mbetet për t’u parë.
Gjatë përditësimit të informacionit javor mbi situatën covid, ajo deklaroi se ky variant qe shfaqur të paktën në 12 vende të tjera, por edhe në mbi 1200 sekuenca, hedhur në bazën e të dhënave GISAID të paktën nga 17 vende. Pjesa më e madhe e sekuencave, u shpreh ajo, janë hedhur prej Indisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Singaporit.
Sipas OBSH-së, mutacioni B.1.617 (varianti indian)– që numëron nënspecie të ndryshme, me ndryshime dhe karakteristika jo shumë të dallueshme nga njëra-tjetra, – është një variant që ngjall interes, por deri më tani jo shqetësues, gjë që nënkupton se ky variant që po vë poshtë Indinë, nuk është as më i rrezikshëm, as më i ngjitshëm, as më i vdekjeprurës apo më rezistent ndaj vaksinës, krahasuar me variantin origjinal të kovid 19.