Menaxheri i Manchester City-t Pep Guardiola është shprehur se mund të rrijë më gjatë seç e kishte menduar në drejtimin e skuadrës. 49 vjeçari kishte deklaruar më herët se do tërhiqej së shpejti nga futbolli, për të vazhduar me interesat e tjera që kishte.
Më përpara mendoja se do dilja mjaft shpejt në pension. Kurse tani mendoj të plakem dhe ca. Kështu që, nuk e di, është shprehur për mediat e huaja.
Spanjolli ka firmosur një kontratë të re dy vjeçare me City-n në nëntor dhe ka fituar disa trofe të rëndësishme për klubin.
Përpara se të vinte në Manchester, Guardiola që këtë vit feston 50 vjetorin, ndenji 4 vite si trajner i Barcelonës, dhe 3 në krye të Bayern Munich.
Eksperienca të ndihmon, është shprehur ai, sidomos me mënyrën si jetoj unë profesionin.
Pesë vite janë koha më e gjatë që Guardiola ka kaluar me një ekip si menaxher, dhe që kur është bashkuar me City-n në 2016-n, ka fituar dy tituj Premier League, FA Cup, dhe disa Kupa Lige.