E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Stil Jete

Përse e festojmë Novruzin? Ja disa nga ritet që kryen sot

· 4 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Për të tërë ata që nuk e dinë, Novruzi është festa e Vitit të Ri persian.  Njohur ndryshe edhe si Nauryz, Navruz o Nowrouz,  kjo fjalë nënkupton “ditën e re’ dhe festohet ditën e parë të pranverës, më 21 mars, për shkak se kalendari iranian është kalendar solar, që do të thotë se koha, sipas vëzhgimeve astronomike, përcaktoet nga lëvizja e tokës rreth diellit, ndaj dhe dita e parë e vitit, nis përherë me fenomenin natyror të ekuinoksit të pranverës.

I cilësuar si celeblrimi universal i fillimeve të reja, i të hedhurit pas shpine asaj që ka ikur dhe e të nisurit nga e para me begati, Festa e Novruzit promovon edhe vlerat e paqes e të solidaritetit, mes brezave, familjeve, shteteve e popujve.

Kjo ditë, festohet nga thuajse 300 milionë njerëz në mbarë botën, – që nga Ballkani në Detin e Zi, e nga Azia Qendrore në Lindjen e Mesme,  – dhe është e lashtë për më shumë se 3,000 vjet. Festimet e saj në disa zona zgjasin edhe një muaj të tërë, me aktivitete e shfaqje ritualesh publike që lidhen ngushtësisht me festën.

Festa e Novruzit, është njohur zyrtarisht edhe në Amerikë më 2010-n, me kërkesën e vendeve si Afganistani, India, Irani, Kazakistani, Turqia, Turmenkistani e Shqipëria.

Por cilat janë ritet me të cilat shoqërohet kjo ditë?

Festimet për Festën e Novruzit, u ngjanë pak a shumë atyre të Vitit të Ri. 

Njerëzit lajnë e pastrojnë me themeli shtëpitë e tyre, vishen me rroba të reja, gatuajnë gatime tipike të festës dhe kryejnë rituale  që mendojnë se u sjell në vit të ri të mbarë.  Nëpër  tryeza nuk mungojnë qirinjtë e ndezur, gruri, barërat aromatikë, frutat e thata, ëmbëlsirat e larmishme, hudhrat, uthulla, pasqyra, vezët e zbukuruara, shtatë elementet simbolike që nisin me S, të cilat simbolizojnë shpresën për një vit të ri të mbarë, me shëndet, pasuri e bollëk. Hudhra, së cilës në iraniance i thonë Sir, përfaqëson mbrojtjen nga sëmundjet dhe nga e keqja, kurse uthulla Serkeh, përfaqësonjetën e gjatë dhe durimin e pikërisht për këto motive, nuk mundojnë në asnjë tryezë festive.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top