E mërkurë, 12 Gusht, 2026
Stil Jete

Martohen Georgina dhe Ronaldo/ Dasma atmosferë intime e private

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë thënë “po”. Pas javësh të tëra thashethemesh dhe manovrash shpërqendruese të organizuara me zgjuarsi – të shoqëruara me një humor të caktuar (dhe të kuptueshëm), siç ishin emojit me “lot gëzimi” që futbollisti përdori në Instagram fundjavën e kaluar për të reaguar ndaj lajmeve për turmat që mblidheshin jashtë Katedrales së Funchal-it në Madeira për një dasmë që – sipas thashethemeve më të besueshme – supozohej të ishte e tija – ai dhe e fejuara e tij i habitën të gjithë duke konfirmuar martesën në llogaritë e tyre përkatëse në rrjetet sociale.

Në plan të parë, duart e tyre qëndrojnë të mbivendosura, duke ekspozuar unazat e arta të martesës; në sfond, dallohet unaza mbresëlënëse e fejesës së nuses – një dhuratë që futbollisti ia kishte bërë asaj saktësisht një vit më parë, më 12 gusht 2025. E publikuar vonë në mbrëmjen e së martës, më 11 gusht, fotoja nuk zbulon detaje të brendshme, por shfaq vetëm inicialet e çiftit dhe një zemër. Ishte një martesë larg vëmendjes së publikut – dhe, po ta shohësh më nga afër, krejtësisht në stilin e çiftit Ronaldo-Rodriguez, të njohur për ruajtjen e privatësisë së jetës së tyre personale.

Ceremonia civile u zhvillua në Cascais të Portugalisë, sipas revistës People, e cila iu referua një njoftimi për shtyp nga ekipi i çiftit. Ishte një bashkim që u përshkrua si një “moment privat dhe intim”, pa detaje të tjera të disponueshme për momentin. Të pranishëm me çiftin e sapomartuar ishin vetëm njerëzit e tyre më të dashur dhe, natyrisht, pesë fëmijët e tyre: Cristiano Junior (i lindur në vitin 2010), binjakët Mateo dhe Eva (të lindur përmes një nëne surrogate në vitin 2017), Alana Martina (fëmija i parë biologjik i përbashkët i çiftit) dhe Bella Esmeralda (e lindur në vitin 2022).

Të lidhur që nga viti 2016, Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez e kanë festuar dhjetëvjetorin e tyre si çift duke u martuar. Siç tregoi Ronaldo në një intervistë me Piers Morgan nëntorin e kaluar, propozimi ndodhi pa shumë planifikim. Ai kishte pritur momentin e duhur dhe ishin pikërisht vajzat e tij ato që e shtynë të hidhte atë hap: “Ato më dhanë unazën dhe dy vajzat e mia të vogla erdhën e më thanë: ‘Babi, do t’ia japësh unazën mamit dhe do t’i kërkosh të martohet me ty’. Dhe unë mendova: ‘Uau, ky është momenti i duhur për të thënë po’. Ishte çështje momenti.” Ai shtoi: “Nuk jam njeri shumë romantik. Nuk jam tipi që sjell lule në shtëpi çdo javë. Por jam romantik në mënyrën time.” Duke folur për propozimin, kampioni shpjegoi: “Ishte diçka e bukur dhe e dija që ajo ishte gruaja e jetës sime, ndaj e bëra.”

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top