
Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë me dije për ndjekësit vetë ajo, duke njoftuar se bashkë me bashkëshortin Vitmar Basha, janë bërë prindër të një djali.

“E di… s’kemi qënë shumë aktiv në rrjete sociale, por na është mbushur jeta, shpirti dhe zemra plot.
Dajt Basha ![]()
Bekim i Zotit
dhe i Dashurisë.”, shkruan ajo në rrjetet e veta sociale, teksa publikon fotot nga shtatëzania dhe lindja e fëmijës.


