E shtunë, 27 Qershor, 2026
Stil Jete

Bread Pitt në shtëpi për Krishtlindje. Pothuajse…

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Teksa beteja për kujdestarinë e fëmijëve vazhdon, aktori famshëm i Hollivudit Bread Pitt, ka zgjedhur t’i festojë Krishtlindjet me tri nga fëmijët e tij, vajzën Shiloh dhe binjaket  Knox e Vivienne. Mund të kalojnë natën me të vigjiljen e Krishtlindjeve, shprehen burimet për mediat amerikane, të cilat sqarojnë se Pitt e Jolie kur gjërat shkonin më mirë, kishin diskutuar që t’i kalonin pushimet e Krishtlindjeve së bashku, por pastaj situata ndryshoi.

Po  sipas burimeve amerikane, pandemia e koronavirusit e pengoi Jolie-në të udhëtonte nëpër botë këtë vit, dhe si pasojë, thonë ato, ajo është bërë më agresive, për shkak se i qe dashur të kryente një punë humanitare jashtë Amerike, por s’i merrte dot me vete fëmijët, se i duhej leja e Pitt-it.

Bread Pitt 57 vjeç dhe Angelina Jolie 45, janë përfshirë në një betejë të pafundme për kujdestarinë e fëmijëve, e cila vetëm zvarritet qysh kur ata u deklaruan ligjërisht beqarë, në prill të 2019-s.  

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top