E dielë, 31 Maj, 2026
Stil Jete

Fansat kritikojnë Demi Moore: “Ç’i ke bërë fytyrës?!”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka marrë një sërë kritikash aktorja e njohur hollivudiane Demi Moore, e cila, teksa sfilonte gjatë   “Javës së Modës në Paris”, ka tërhequr vëmendjen  me pamjen e saj të tjetërsuar.

Një ëndërr adoleshence që realizohet, ka shkruar ajo në rrjetin social tuitter, teksa ka bashkëngjitur me tekstin edhe foto e video nga sfilata. Por fansat, përveçse e kanë komplimentuar për sharmin,  e kanë bombarduar edhe me pyetje.

Të surprizuar nga pamja e fytyrës së saj, ata e pyesin se çfarë ka ndryshuar tek ajo dhe përse e ka bërë fytyrën ashtu, duke pretenduar madje edhe pushimin nga puna, të mjekut estetik që mund t’i ketë bërë ndërhyrjen.

Aktorja nuk ka reaguar aspak, por nuk është hera e parë, që pamja e 58 vjeçares së famshme,  vihet në qendër të vëmendjes.

Edhe pse dikur këmbëngulte  që nuk ka bërë ndërhyrje estetike e se paraqitja e saj nuk i detyrohet bisturisë, sërish nuk është shprehur ndonjëherë ndaj tyre: Nuk kam për t’I gjykuar kurrë atë që vendosin ta bëjnë atë, është shprehur ajo. Nëse është mirë për ta, s’shoh se ku është problemi.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top