• Privatësia
  • Kontakt/Denonco
E shtunë, 25 Tetor, 2025
  • Login
MetropolPost
  • Kreu
  • Lajme
    • Të gjitha
    • Akuza
    • Amerika
    • Analiza
    • biznesi
    • Bota
    • Bujqësia
    • Debati
    • Diaspora
    • Editorial
    • Edukimi
    • Ekonomi
    • Europa
    • Evropa
    • FANTASHKENCË
    • Gjuhësi
    • Hetimi
    • IN MEMORIAM
    • Intervista
    • Këshilla jete
    • Klima
    • Konsipiracion
    • Kronikë
    • Kulturë
    • Memuaristikë
    • Parlamentaret 2025
    • PSIKOLOGJI
    • Rajoni
    • Reagimi
    • Shëndetësi
    • Shëndeti
    • Sociale
    • Sport
    • Studimi
    • Terreni
    • Turizmi
    • Vendi
    • Vendoret 2025
    E FUNDIT/ Ballukut i shkon fletëthirrje nga SPAK-U

    E FUNDIT/ Ballukut i shkon fletëthirrje nga SPAK-U

    Vriten me armë zjarri dy të rinj pranë një karburanti në Manëz, në kërkim një 21-vjeçar! Kamarieri: Konflikti nisi për një kafe

    Vriten me armë zjarri dy të rinj pranë një karburanti në Manëz, në kërkim një 21-vjeçar! Kamarieri: Konflikti nisi për një kafe

    SHBA: Boeing goditet nga një objekt në lartësi të madhe, dyshohet për mbeturina hapësinore

    SHBA: Boeing goditet nga një objekt në lartësi të madhe, dyshohet për mbeturina hapësinore

    Sherri i dytë mes Trumpit dhe Zelenskit. Ja skenaret e mundshme për një armëpushim

    Sherri i dytë mes Trumpit dhe Zelenskit. Ja skenaret e mundshme për një armëpushim

    Olsian Çela rrëzon draft-kodi i ri penal: “Është represiv”

    Olsian Çela rrëzon draft-kodi i ri penal: “Është represiv”

    Ben Blushi/ “Kosovarët duhet të bëjnë çdo gjë që mundet, për ta bindur Trumpin të merret me prushin që po fle, për ta shuar një herë e mirë”

    Ben Blushi/ “Kosovarët duhet të bëjnë çdo gjë që mundet, për ta bindur Trumpin të merret me prushin që po fle, për ta shuar një herë e mirë”

  • Opinion
    • Të gjitha
    • Intervistë
    • Reportazh
    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Avni Rustemi i shekullit 21″/ Shqiptarët kërkojnë reformimin e Gjyqësorit. Nga Albana Lekaj

    “Nxënësve u uroj ta shohin çdo mësues që pranon byzylyqe, unaza e brekë, si legen”. Mesazhi i Artan Fugës, për  Ditën e Mësuesit*

    Artan Fuga: “Sa i gjorë është publiku shqiptar!”

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    Molla që refuzon të kalbet dhe siguria ushqimore/ Nga Auron Tare

    “Dy vjet politikë me “Xhaçka-Xhaçka-Xhaçka”/ Ylli Manjani shpjegon pse ky debat është shterpë

    “Për kë të votoj more? Për koqet e Ed Ramës apo për moralin pa koqe të Berishës?!”/ Nga Ylli Manjani

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    Salmonela braziliane dhe pasaporta europiane/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Për teveqelët, tyryfylët, dhe trushpëlarët. Si ta dalloni një Homo Blegërimus”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Edhe djajtë shtrojnë iftar!”, nga Lutfi Dervishi

    “Demokracia elektorale është e vjetëruar. Lideri mendon, populli firmos”/ Nga Lutfi Dervishi

    “Ka ardhur koha që politikanët të ndryshojnë”, nga Edmond Arizaj

    “Listat pa EMRA”, nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

    “Në 12 Maj Berisha s’ka justifikim”/ Nga Edmond Harizaj

  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime
  • sq
    • sq
    • en
    • fr
    • de
    • it
Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet

Home Lajme Debati

Kozeta Kurti hap petët e lakrorit të RTSH-së: “S’paguan prej 5 muajsh, Eni Vasili ka kaluar çdo kufi respekti ndaj njerëzve e profesionistëve”

nga MetropolPost
8 Shtator, 2025
në Debati, Vendi
Kozeta Kurti hap petët e lakrorit të RTSH-së: “S’paguan prej 5 muajsh, Eni Vasili ka kaluar çdo kufi respekti ndaj njerëzve e  profesionistëve”
2
SHPERNDARJE
83
SHIKIME

RTSH-ja s’paguan prej 5 muajsh, por Eni Vasili ka kaluar çdo kufi të respektit për dinjitetin e njeriut dhe profesionistit

RTSH-ja ime nuk është ajo e Eni Vasilit, Aurora Polos, Thoma Gëllçit, Enkelejdi Jotit apo Martin Lekës. Këta, përveç Enit, na kanë pyetur: a u lodhët, a ju nevojitet gjë. Na kanë motivuar dhe respektuar për atë që kemi qenë dhe kemi bërë.
Përmenda këta emra, sepse me këta drejtorë kam punuar herë pas here në RTSH, si autore e moderatore programesh, si skenariste apo zëdhënëse e Festivalit të Këngës. RTSH-ja ime është ajo e Festivaleve ku mbaja shënim me laps tekstet e këngëve dhe i memorizoja gati për të nesërmen, është ajo e “12 vallëzime pa një të shtunë”, është ajo e “Miss Albanias” së parë etj. Për shkak të kësaj RTSH-je, i kam dhuruar asaj orë transmetimi prej miliona lekësh që RTSH s’i prodhon dot vetë, ciklet e Albania Pop Rock ku s’ka mbet’ yll i ri apo gold pa kënduar, me orkestrën e përbërë nga muzikantët më të mirë të këtij vendi, tributin spektakolar të Djemve të Detit, dy koncerte të papërsëritshme të Korçës, dy recitale të Artjola Toskës, recitalet e Altin Gocit e Adhurim Demirit. E kam bërë edhe atëherë kur Fred Peza na dëboi nga salla e orkestrës, sikur të ishim duke prodhuar dado e bullona dhe jo muzikë; pagova faturën në një sallë me qera dhe s’e ndëshkova RTSH-në se nuk ishte e Fred Pezës. E kam bërë edhe kur zëvendësova në sekond të fundit regjinë më të lodhur që na vuri në dispozicion RTSH-ja me një tjetër të paguar prej meje dhe kontakteve të mia, pikërisht se s’doja ta ndëshkoja RTSH-në, pasi ajo nuk është e drejtorëve.
Ne profesionistët do të hyjmë gjithë jetën në RTSH, (nëse do ta ketë jetën) ashtu sikurse drejtorët vetëm do të dalin.
Tani, le të kthehemi tek këto pagesat e prapambetura. Meqë ra fjala, unë dhe stafi im kemi 12 punë të papaguara nga 14 gjithsej.
(Pa folur për investime personale të miat dhe grupit tim të punës, se duke qenë titra e parë e programit, s’mund t’ja lejoj vetes të kthehem 100 vjet prapa).
Në fillim u përpoqa jo vetëm vetë, por duke bërë katalizatorin edhe të bashkëpunëtorëve të mi, të tregoja mirëkuptim dhe empati për një grup njerëzish që janë rishtarë, që u duhet kohë të kuptojnë ku kanë ardhur, të analizojnë situatën etj, etj.
Më vonë nuk lashë vend pa trokitur; në zyrën juridike, në zyrën e financës, në zyrën e drejtoreshës së njësisë së programeve, kërkova takim me Drejtoreshën e Përgjithshme (ndoshta më lehtë hyn në Shtëpinë e Bardhë, se tek zyra e Vasilit) shkrova një email të gjatë… dhe e dini çfarë kërkova? Nuk kërkova lekët, por një kontakt ku të delegoja të gjithë njerëzit që kanë punuar dhe bashkëpunuar me këtë program, se s’po kisha më fuqi t’i mbaja. Sa herë dridhej telefoni, më kapte ankthi. Unë vërtet nuk mbaj përgjegjësi ligjore, se çdokush ka firmosur personalisht, por ama s’e përjashtoj veten nga përgjegjësia morale, se ndryshe nga znj. Vasili që është kujdesur vetëm për panelet e saj, unë me këta artistë e personalitete kam një jetë që punoj.
Dhe meqë jemi këtu, si ka mundësi që znj. Vasili ka ndërtuar me qindra herë panele politike me qa’ hallet tona për vendimarrje qeverie, rol opozite etj dhe çuditërisht tani, në drejtimim e “shtëpisë së vet” nuk mblidhka dot një panel autorësh, bashkëpunëtorësh apo artistësh (nga ato që Eni Vasili i ka duartrokitur si spektatore edhe në event të drejtuar prej meje) minimumi për t’i parë në sy; për t’u treguar që ua njeh kontributin e se po përpiqet të gjejë një zgjidhje.
Sigurisht që secili prej nesh e do kompensimin e vet financiar, sepse për atë ka punuar (punët vullnetare i bëjmë tjetër kund dhe s’kemi nevojë t’i bërtasim), por më shumë se sa mungesa e tyre, më dhemb arroganca dhe fakti që jemi transparentë përballë këtij grupi njerëzish, veçanërisht për Drejtoreshën e Përgjithshme të institucionit. Personalisht kam shumë më tepër respekt për veten time, për punën time, për njerëzit që kam punuar se sa nevojë për honorarin tim.
Ndoshta unë nuk do ta kisha mbajtur kurrë këtë shënim, nëse pushteti i i ri i RTSH-së do na “begeniste”, do na ftonte, madje edhe nëse do na shuante me rrena shprese; madje edhe po të na llastonte duke na përcjellë: “Do të dëshironim shumë të vazhdonim bashkëpunimin me ju, por siç e shihni ne s’po ju paguajmë dot për programet e kaluara; si mund t’ju kërkojmë të punoni ende?”
Por jo! Ne, znj. Vasili dhe ju oborrtarët e vegjël të rinj nuk jemi borxhlinjtë që ju mbinë juve në derë. Jemi profesionistët që e kemi kaluar me kohë gavetën dhe kërkojmë minimumin e respektit dhe edukatës qytetare së pari dhe patjetër edhe kompensimin financiar që na takon. Ne kemi nënshkruar një marrëveshje me institucionin dhe për ne ka pak rëndësi se kush e përfaqëson atë. Prandaj një marrëveshje dy palëshe legjitimohet me vulë, se përndryshe do mjaftonte një firmë e secilit prej jush. Nëse s’ju pyesim për çështje administrative dhe financiare, për çfarë t’ju pyesim? Për përmbajtjen e programeve tona? Nuk ju pyesim dot! E di pse? Sepse NUK na ndihmoni dot! Unë dhe kolegët e mi autorë e moderatorë kemi kthyer në studiot tona personalitete që jo i kishin hequr vizën, por i kishin derdhur me kohë bojën e stilografit RTSH-së. Për sa më përket, në 14 javë bëra atë që institucionet, përfshirë edhe atë që drejtoni ju sot, nuk e kanë bërë. Ngrita nga varri në kuptim të parë e metaforik, si të doni ju, personazhë që me vetëdije a jo, ju të gjithë, në çdo institucion, ja kishit vënë shqelmin me kohë.
Por nuk dua të ndalem më gjatë këtu, sepse “për çdo nënë, fëmija i vet është më i bukuri në planet”.
Uroj shumë që nëse s’të bie ty në dorë ky shënim, (kuptohet, jo se pres ndonjë reflektim), t’i bjerë Baton Haxhiut, i cili të këshillon si mik ta mbyllësh nja gjashtë muaj RTSH-në.
E nëse Batonit i bie në dorë ky shënim, a mundesh të lutem t’i drejtohesh si mik mikeshës tënde që para se t’i vendosë atë drynin e trashë RTSH-së, madje jo për gjashtë muaj, por përgjithmonë ndoshta, të na japë ato lekët tona?
Fundja s’u morëm me piramidat sudjane në 97-ën. Pse duhet të përjetojmë piramidë rtshjane të 2025-ës?
Sa për padi e gjyqe patjetër që e kam menduar, por s’jam bindur ende nëse shqiptarët e meritojnë të paguajnë para për kapriço drejtorësh arrogantë e indiferentë, ndërkohë që paguajnë çdo muaj për të parë atë që prodhojmë.

P.S. Unë nuk pres të lëshoj xixa me këtë shkrim, por mbi të gjitha e bëra sepse:
1- S’mund të mbaj me shpresa bashkëpunëtorët e mi dhe as t’u transferoj më rrena korridoresh.
2- Sepse kam parë aty-këtu, nëpër fletë rrufe portalesh me artikull shkrues anonimë, të më përmendin emrin dhe kanë folur sikur ta kenë ata gojën time në fytyrë.
Unë jam Kozeta Kurti, me këtë fytyrë e me këtë emër që nuk fshihem pas gishtit dhe që rrugën time, aq sa kam bërë, e kam bërë vetë, pa lëpirë tasa pronarësh mediash, apo njerëz të veshur me pushtet mediatik a politik. Kjo rrugë imja është e ngjashme me shumë kolegë të mitë, siç është e pakrahasueshme fare, po fare me shumë drejtues apo ish drejtues nëpër punërat tona.

Tags: Eni VasiliKozeta Kurtipa paguarPagatRTSH
Shkrimi Paraardhës

Ceno Klosi shkarkohet si zv/ministër i Infrastrukturës. Së bashku me të dhe emra të tjerë

Shkrimi Pasardhës

RTSH-ja në kaos, vazhdojnë denoncimet. Elsa Demo: “Paratë janë bërë hi, prandaj honoraret nuk janë derdhur”

Shkrime të Tjera

RTSH-ja në kaos, vazhdojnë denoncimet.  Elsa Demo: “Paratë janë bërë hi, prandaj honoraret nuk janë derdhur”
Debati

RTSH-ja në kaos, vazhdojnë denoncimet. Elsa Demo: “Paratë janë bërë hi, prandaj honoraret nuk janë derdhur”

8 Shtator, 2025
EDITORIAL/ Mirë të ndahen, po ku të përplasen këto gra? Nga Albana N. Lekaj
Editorial

EDITORIAL/ Mirë të ndahen, po ku të përplasen këto gra? Nga Albana N. Lekaj

8 Shkurt, 2024
SKANDALI/ Bëhet publike lista e pagave të punonjësve në të gjithë vendin. Prokuroria nis hetimet
Lajme

SKANDALI I PAGAVE/ Ja sa paguhen disa nga personazhet VIP

22 Dhjetor, 2021
Basha/ Do t’i kthej dinjitetin gazetarit dhe Televizionin Publik do ta fus në treg
Politikë

Basha/ Do t’i kthej dinjitetin gazetarit dhe Televizionin Publik do ta fus në treg

7 Prill, 2021

Ndërlidhu

https://youtu.be/Pt6duLz0b74

Më të lexuarat

  • Kurkumë dhe mjaltë, ilaçi natyral kundër kollës dhe ftohjes

    Kurkumë dhe mjaltë, ilaçi natyral kundër kollës dhe ftohjes

    5 shpërndarje
    Share 2 Tweet 1
  • Balla dhe Balluku shijojnë fitoren, publikojnë foto me fëmijët e tyre

    58 shpërndarje
    Share 23 Tweet 15
  • E FUNDIT/ Ballukut i shkon fletëthirrje nga SPAK-U

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • Ardian Lekaj: “The Gateway to South East Europe”, shansi që ofron rritje ekonomike, qëndrueshmëri dhe gjithëpërfshirje

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0
  • “Shefqet Ndroqi” i kthehet rutinës. Mbyllet si spital kovid

    1 shpërndarje
    Share 0 Tweet 0

Lajmet e fundit

E FUNDIT/ Ballukut i shkon fletëthirrje nga SPAK-U

E FUNDIT/ Ballukut i shkon fletëthirrje nga SPAK-U

24 Tetor, 2025
Hëna e Re ndryshon gjithçka! Paratë dhe fati në lojë/ Nga  Meri Gjini

Hëna e Re ndryshon gjithçka! Paratë dhe fati në lojë/ Nga Meri Gjini

22 Tetor, 2025
Vriten me armë zjarri dy të rinj pranë një karburanti në Manëz, në kërkim një 21-vjeçar! Kamarieri: Konflikti nisi për një kafe

Vriten me armë zjarri dy të rinj pranë një karburanti në Manëz, në kërkim një 21-vjeçar! Kamarieri: Konflikti nisi për një kafe

22 Tetor, 2025
SHBA: Boeing goditet nga një objekt në lartësi të madhe, dyshohet për mbeturina hapësinore

SHBA: Boeing goditet nga një objekt në lartësi të madhe, dyshohet për mbeturina hapësinore

20 Tetor, 2025
  • Privatësia
  • Kontakt/Denonco
Nën drejtimin e Albana Nexhipi Lekaj
E-mail: [email protected]

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Asnjë Rezultat
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Lajme
  • Opinion
  • Stil Jete
  • Libraria
  • Microgreen
  • Horoskopi
  • Denoncime

Marketing / MetropolPost.al, angazhohet në përgatitjen e materialeve reklamuese për biznesin tuaj.
Për informacione të mëtejshme, kontakto: +355 69 693 5802

Copyright © MetropolPost Të gjitha të drejtat e këtyre materialeve, janë pronë eksluzive dhe e patjetërsueshme e portalit MetropolPost, sipas ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja tjetërsimi, etj, pa autorizimin e MetropolPost, në të kundërt, çdo shkelës do mbajë përgjegjësi, sipas nenit të Ligjit 35/2016.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In