Në bashkëbisedimin me qytetarët dhe gazetarët, kreu i qeverisë Rama mes të tjerave u është pëgjigjur edhe pyetjeve mbi sulmet kibernetike në vend dhe sigurinë e të dhënave të shqiptarëve. Në përgjigjen e tij Rama u shpreh se ato ishin sulme të mirëfillta luftarake, që synonin asgjësimin pa kthim të të gjitha sistemeve në Republikën e Shqipërisë.
Ky është një shqetësim i madh, i ri, tha Rama, sepse ne kemi sulme të vazhdueshme kibernetike prej shumë vitesh, por të një shkalle të ulet për nga pikëpamja e aftësisë shdhe shpejtësisë së penetrimit. Dhe gjithë këto fliukse sulmesh të rregjistruara nga institucioni që koordinon të gjithë projektin dixhital, kanë qenë sulme të pasuksesshme përgjithësisht. Ndërkohë që ky ishte një agresion i mirëfilltë ushtarak, në botën natyrisht të internetit dhe të gjithë sistemeve dixhitale, një agresion i egër, që ka pasur një qëllim shumë të qartë: zhdukjen përfundimtare të të gjitha të dhënave dhe shkatërrimin pa kthim të të gjitha sistemeve, duke e lënë praktikisht një tokë të djegur nga mbrapa.
Ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur në këtë përpjekje të përbashkët, të cilët zotërojnë edhe njohuritë më të mëdha sot, ekspertët e mikrosoftit dhe ata të agjencive të tjera të tjera të rëndësishme. Sulmi nuk ia ka arritur qëllimit. Sulmet janë shumë më të lehta, se sa shkalla e agresivitetit. Praktikisht sistemet janë kthyer në punë. Të dhënat e dëmtuara janë thuajse irrelevante, një pjesë të publikuara, një pjesë janë shkresa për qarkullimin e brendshëm dhe të cilat mund të merren nga cdo i interesuar, ndërkohë që gjithcka tjetër mbi prishjen e tyre, ka pasur si qëllim vetëm përhapjen e panikut në publik, tha Rama mes të tjerave.