E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

“Një kriminel ka hedhur betonin e dynjasë për “fshatin e tij turistik”/ Rama premton kthimin e Thethit turistik në gjendjen e mëparëshme

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kreu i qeverisë Rama ka postuar disa pamje ku IKMT-ja është duke prishur “fshatin turistik” të “një krimineli”, ngritur në zonën turistike të Thethit.

Në postimin e tij, Rama shigjeton edhe prokuroren Elsa Gjeli, e cila ka refuzuar ta hapë çështjen, duke mos ia vënê veshin Policisë së Shtetit.

Shënimi i plotë i Ramës

“Ja shikojeni vetë LIVE nga Thethi. lKjo është fusha e mrekullueshme e Thethit, ku një kriminel – që as nuk ka kurajon të shfaqet ndërkohë që IKMT po zbaton ligjin – ka hedhur betonin e dynjasë për të ndërtuar “fshatin e tij turistik” pa asnjë leje, një krim i shumëfishtë për të cilën një prokurore e quajtur ELSA GJELI, ka refuzuar të hapë çështjen duke hedhur në kosh denoncimin e Policisë së Shtetit. Tani çfarë borxhi i kanë zonjës GJELI, Republika e Shqipërisë, Parku Kombëtar i Thethit, banorët e mrekullueshëm e punëtorë të Thethit, vizitorët e turistët e shumtë dhe gjithë këto forca që kanë zbarkuar sot në Theth, bashkë me taksapaguesit shqiptarë që do të paguajnë tërë këto shpenzime për paga e për karburant, për pastrimin e kësaj katrahure dhe kthimin e qendrës së qytezës magjike në gjendjen e mëparshme?!”

Kujtojmë që Rama e nisi edhe disa vite më parë këtë reformë, por, hiq sulmeve e prishjeve gjatë fazês së parë, asgjë nuk e pengoi lulëzimin “tokave të xanuna” në Shqipëri.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top