E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Mbyllet rinumërimi i Fierit/ Zegjine Çaushi humb mandatin, e fiton Bardho!

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka përfunduar rinumërimi i votave në qarkun Fier, nga ku rezulton për herë të parë një lëvizje mandati. Brenda Partisë Socialiste u dogj Zegjine Caushi dhe vendin në parlament, i kaloi Maldrita Bardhos. ‘Rekord’ votash pa meritë: Ceno Klosi i PS humbet 830 vota, te PD kandidatja Silva Hasaj humbet 671 vota.

Zegjine Çaushi nuk do të jetë në shtator deputete e Kuvendit të Shqipërisë, edhe pse ajo ishte një prej kandidateve më të zëshme të Partisë Socialiste gjatë kësaj fushate. Rinumërimi i qarkut Fier, i hoqi asaj vota, duke bërë që ta humbë mandatin për 10 vota dhe t’ia lirojë karrigen koleges dhe rivales, Maldrita Bardho.

Ky është i vetmi mandat që u ndryshua nga procesi i rinumërimit, i cili e përmbysi rezultatin mes dy zonjave socialiste. Nga numërimi i parë, Çaushi kishte fituar me 64 vota diferencë, por hapja për herë të dytë e kutive, sidomos ato të Roskovecit, i zbriti 48 vota si të pamerituara ndërsa i shtoi farmacistes Bardho 26 vota që i takonin më 11 maj, duke e ndryshuar fituesen me një epërsi të vogël 10 votëshe.

Me rinumërimin e votave brenda vendit Zegjine Caushit i zbriten 48 vota, dhe tashmë rezulton me 4026 vota, duke i shtuar edhe 600 vota që ka marrë në diasporë shkon në 4626 vota. Nga ana tjetër me rinumërimin Maldrita Bardhos i shtohen 26 vota dhe shkon në 3616 vota, duke i shtuar 1020 votat që pati marrë në diasporë shkon në 4036 vota, pra 10 vota më shumë se Caushi.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top