E enjte, 9 Korrik, 2026
Vendi

KONCERTI I KANYE WEST/ Ofertat për bileta falas pushtojnë celularët e gjimnazistëve të dalluar: “Jeni përzgjedhur nga shkolla, për të shkuar falas në koncert…” Aludohet se ka gisht Ministria e Arsimit

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Koncerti i repertit Kanye West në Shqipëri, ka përfshirë në masë edhe gjimnazistët e dalluar nëpër shkollat publike të Tiranës,  të cilët këto kohë kanë marrë nepër celularët e tyre  mesazhe të tipit “se për hir të notave të mira, fitojnë një biletë falas në koncertin e Kanye West”.

Edhe pse nëpër mesazhe përmendet edhe Ministria e Arsimit, nuk dihet ende nëse është e vërtetë që ajo ka gisht në këtë organizim, një fakt ky që do të ishte tejet i rëndë nëse do të ishte i vërtetë, sa i takon jo vetëm përdorimit të gjimnazistëve për aktivitete që duhet të kenë fashë grupmoshe, por edhe orientimit të tyre drejt një modeli si ai i Kanye West, aq i debatuar nëpër botë, për të cilin ministrja Kumbaro duhej të dilte e të bënte një deklaratë publike, duke u distancuar nga kjo gjë.

Kreu i qeverisë Rama në fakt, e ka përshkruar Kanye West si një prej artistëve më të suksesshëm të kohës, pa përmendur asnjë problematikat që shoqërojnë figurën e këtij artisti, përtej muzikës së tij hip-hop.

Dhe nëse dikush do të bënte sikur një kërkim të vogël në rrjet mbi figurën e West, do të lexonte se “Jeta e West ka qenë subjekt i një mbulimi të konsiderueshëm mediatik. Ai ka qenë një burim i shpeshtë polemikash për shkak të sjelljes së tij në mediat sociale, në ndarjen e çmimeve dhe në mjedise publike, si dhe komenteve të tij mbi industritë e muzikës dhe modës, politikën amerikane, racën dhe skllavërinë. Besimi i tij i krishterë, marrëdhëniet, grindjet me personazhe të tjerë të famshëm dhe shëndeti mendor kanë qenë gjithashtu tema të vëmendjes së medias. Nga viti 2022 deri në vitin 2025, West u përball me dënim të gjerë publik — si dhe humbi sponsorë e partneritete — për shkak të shprehjes së pikëpamjeve antisemite dhe simpatisë ndaj ideologjisë naziste, përpara se të kërkonte falje zyrtare në vitin 2026”.

Sa më poshtë një prej këngëve të tij më të njohura.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top