E mërkurë, 27 Maj, 2026
Politikë

Prokurimet Publike/ Rama paralajmëron Bashkitë që nuk reagojnë ndaj sugjerimeve të APP-së: “Shkelje e etikës shtetërore. Çdo rast do të shkojë në SPAK”

· 3 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Në  takimin e radhës me kryebashkiakët e vendit në Kryeministri, kreu i qeverisë Rama i është rikthyer edhe një herë problematikës së prokurimeve publike në vend, duke e vënë theksin tek mosbashkëpunimi i Bashkive të rretheve, për përmirësimin e situatës.

Në fjalën e tij Rama vuri në pah një sërë problematikash të evidentuara gjatë 2020-s dhe fillimit të 2021-it,  duke nisur që nga moszbatimi i kritereve prej Bashkive, sa u takonte prokurimeve publike, e deri tek mos reagimi i tyre ndaj sugjerimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike, çka sipas Ramës  është shkelje të etikës shtetërore.

Nga të dhënat e administruara për të gjitha institucionet  që lidhen me ministritë  dhe agjencitë e pushtetit ekzekutiv,  u shpreh Rama, në 2020-n deri në periudhën e parë të 2021-it, janë adresuar në Agjencinë e Prokurimeve Publike 936 procedura, nga të cilat 70 % kanë rezultuar problematike në hartimin e  kritereve. APP-ja ka nisur sugjerimet përkatëse, ndaj të cilave 20 % e Bashkive nuk kanë reaguar. Mosreagimi i tyre, është cënim flagrant i etikës shtetërore. Të gjithë e dimë që në problematikën e prokurimeve, armiku kryesor janë kriteret e qepura me dorë për kualifikimin, të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, në  uljen e pjesëmarrjes dhe ngushtimin e konkurencës së operatorëve ekonomikë  në prokurimet publike.

Nga 939 procedura e asistuar nga APP-ja, theksoi ai,  mesatarja e ofertave të kualifikuar është 2.6. Nga analiza në 25 institucione, 21 prej tyre, 30-50 %  i kanë me nga 1 operator ekonomik procedurat përkatëse, pavarësisht se procedura është e hapur. Deri më tani, janë hetuar 57 procese.  Janë konstatuar probleme në përllogaritjen e fondit limit, miratime që nuk kanë lidhje me objektin e kontratës, janë shpallur fitues operatorë ekonomikë që nuk i plotësonin kushtet dhe për këto motive janë dënuar me gjobë 41 punonjës dhe  me masë disiplinore 91 të tjerë.

Në këtë moment, tha Rama, e rëndësishme të bëhet një analizë e  burimeve njerëzore angazhuar në këto procese, sepse  ajo qe bie në sy, është niveli i ulët shpeshherë i kuptimit të vetë procesit, çka e degradon procesin në rezultate të shëmtuara. Qëllimi madhor i kësaj përpjekeje, është është që në këtë vend të mos i hahet haku askujt. Institucionet duhet të funskionojnë si hallka, jo si bajrak, theksoi ai. Dhe, si hallkë, komunikimi duhet të jetë 100 % i siguruar.

Çdo rast që nuk reagon ndaj sugjerimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike, do të shkojë në SPAK, paralajmëroi kryebashkiakët Rama, i cili theksoi po ashtu, se afatet në ndërveprimin e  institucioneve janë të detyrueshme, dhe se loja e Bashkive me to, nuk ka për të ekzistuar më.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top