E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Përjashtimi nga grupi parlamentar, reagon Berisha: “Basha ka zgjedhur shaktërrimin dhe privimin e PD-së nga sovraniteti. Vendimi, nul statutor.”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Për përjashtimit publik prej grupit parlamentar të PD-së të liderit historik të saj Sali Berishës, prej liderit aktual të saj Lulëzim Bashës, ka reaguar edhe vetë Berisha.

I pyetur prej Blendi Fevziut në “Opinion”, Berisha tha se vendimi i marrë prej Bashës është thjesht një nul statutor, e se me këtë vendim, Basha kishte zgjedhur shkatërrimin dhe privimin e PD-së prej sovranitetit.

Këtu kemi të bëjmë me dorëzimin e sovranitetit të PD-së si institucion, tha Berisha, dhe këtu de fakto kemi të bëjmë me asgjësimin e PD-se, si opozitë sovrane. Zoti Basha ka zgjedhur shkatërrimin apo privimin e pD-së nga sovraniteti i saj. Unë e kuptoj se fuqinë e jashtëzakonshme të SHBA-së, rëndësinë e tyre, por Partia Demokratike, duhet të jetë një parti e vlershme, solide, një parti sovrave. PD-ja mund të jetë një aleate e vërtetë e SHBA-ve dhe e çdo vendi tjetër të ilrë, vetëm si parti sovrane, por në asnjë mënyrë si parti, e cila për rrethana që i di Lulëzim Basha, pranon  të shkatërrojë sovranitetin e saj.

Sot PD-ja  është shndërruar në një parti pa sovranitet, e cila dorëzoëhet e tëra. Nëse një partie politike ia caktojnë të tjerët idenë, deputetët, ajo forcë politike nuk meriton të ekzistojë. Ajo mund t’i duhet tjetërkujt, por jo vendit, tha mes të tjerave Berisha, i cili, vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PD-së, e cilësoi si nul statutor.   

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top