E premte, 29 Maj, 2026
Lajme

Sfilata e kryetares Kapedani në Tik-Tok, reagon ministrja Gjonaj: “Ia kam kërkuar KLGJ-së që në 2019-n verifikimin e saj…”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Pas publikimit në media  të videove të mbresëlënese të Enkeleda Kapedanit, kryetares së Gjykatës së Elbasanit,  në tik-tok,  ka reaguar edhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila përmes disa statuseve në tuiter, shprehet se ia ka kërkuar KLGJ-së  që në 2019-n  verifikimin dhe marrjen e masave ndaj saj, e se kjo sjellje është tipike pë rata që nuk e kishin kaluar ende vetingun, duke vazhduar ta  gërryejnë drejtësinë nga brenda.

Të pakomentueshme shfaqjet e gjyqtares së Elbasanit dhe për të ardhur keq që qysh prej dhjetorit 2019, shkruan Gjonaj. I kam kërkuar me shkrim KLGJ-së verifikimin dhe marrje mase për të pas lirimit të një subjekti kriminal.

Tani uroj që jo vetëm të merret masa e duhur, por edhe të hetohet në mënyrë të thelluar gjendja pasurore e kësaj gjyqtareje. Tipike për një pjesë të atyre që nuk kanë kaluar ende Vetingun dhe vijojnë të gërryejnë drejtësinë nga brenda!

 #ReformaNukDoNdalet dhe kush e ka turpëruar drejtësinë do të përballet me të deri në fund!

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top