E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Lajme

Përshkallëzohet protesta ndaj vrasjes së Klodian Rashës: Shkodra në flakë

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është përshkallëzuar ditën e sotme në Shkodër, protesta në emër të djaloshit 25 vjeçar Klodian Rasha, vrarë prej efektivit të policisë.

Sipas raportimeve prej Shkodrës në media, protesta në këtë qytet ka qenë e lajmëruar prej ditësh, ndërkohë që ka pasur thirrje të shumta që ajo të zhvillohet e qetë. Turma të rinjsh janë drejtuar për nga prefektura e Shkodrës, ku në shenjë reagimi për vrasjen e Klodianit, kanë goditur me hurma godinën e saj, kurse të tjerë janë drejtuar për nga selia e PS-se, së cilës i kanë thyer xhamat me gurë.

Zjarri u është vënë edhe tabelave të reklamave në rrugë, ndërsa policia shkodrane, për të mos krijuar incidente të ngjashme me ato të Tiranës, nuk është përfshirë, por i ka lënë të lirë protestuesit në protestën e tyre.

Sipas programit, protesta duhej ishte mbyllur, gjë që, sipas raportimeve në media, nuk ka ndodhur, dhe ka mjaft protestues, që vazhdojne enden nëpër rrugë.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top