E mërkurë, 10 Qershor, 2026
Lajme

Lirohen masat anti-kovid. Më në fund teatër dhe ndeshje futbolli me publik, ende jo disko e klube nate

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Komitetit Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije sot, lirimin e masave anti-kovid, si pasojë e lehtësimit të situatës në vend. Në konferencën për shtyp, zëvendësministrja Racakolli ka bërë me dije se që nga 1 qershori, ora policore nis në 23.00, si dhe hiqen maskat në ambiente të hapura, masa këto  të cilave më 15 qershor u shtohen të tjera lehtësusese. Nga 15 qershori,  grumbullimet në ambientet e jashtme bëhenn nga 10 persona në 50 të tillë, duke respektuar rregullat e distancës, sipas protokolleve të ISHP-së, kurse prej 1 korrikut, ora policore shtyhet dhe një orë, duke nisur në 24.00 deri 6.00 të mëngjesit, e po ashtu nisin e lejohen shfaqjet teatrale dhe ndeshjet e futbollit me praninë e publikut, ndërkohë që diskot dhe klubet e natës di vijojnë të mbeten të mbyllura.

Duke nisur nga data 1 qershor të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtëme, por do të vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbylluar si dhe në mjetet e transportit publik, tha Racakolli. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi social sipas udhëzimit të rifeskuar të ISHP-së.

Ora policore në datën 1 qershor kalon nga ora 22 në 23.00, pra bëhet nga ora 23.00-6 të mengjest.

Sa u takon klubeve të natës, diskove, vijojnë të mbeten të mbyllura dhe muizka lejohet deri në orën 22.

Nisur që nga 1 korriku, nëse situata do vazhdojë të mbetet e kontrolluar, ora policore shtyhet  dhe bëhet nga 24 deri në 6 te mëngjesit.  Orari për muzikën nuk ndryshon, mbetet po deri në 22.00.

Do lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete të reduktuara deri ne 30 % sipas protokollit të ISHP-së. Do lejohen aktivetet e teatrove shfaqjeve artistiko-kulturore, konferencave me kapacitet të reduktuar të pjesëmarrësve, po sipas protokolleve te ISHP, deri në 30 përqind.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top