E enjte, 22 Tetor, 2026
Editorial

“Guri masiv përfaqëson pushtetin dhe autoritetin”. Ja cilat janë simbolikat e fshehura pas “Dialogut” të Ramës/ Nga Albana Nexhipi Lekaj, pedagoge komunikimi

· 5 min lexim ·
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Nga Albana Nexhipi Lekaj, pedagoge komunikimi

Pasi tentoi fillimisht t’ua propozonte dialogun mbi karrige të fisme ngjyrë kadife të kuqe me logn kryeministrore, e mandej mbi karrige të zeza plastike, sot, ftesa për dialog e Ramës me protestuesit, ka ardhur e vendosur mbi blloqe të mëdha guri, pa praninë e tij.

Në pamje të parë duket sikur kreu i qeverisë Rama i ka zgjedhur blloqet e gurit në mënyrë që protestuesit të mos i thyejnë, siç bënë me karriget dy herët e para, por nga ana tjetër, përzgjedhja e tyre mund të lexohet edhe si një sërë mesazhesh që kreu i qeverisë po përpiqet t’ia japë audiencës së vet, që janë studentët, protestuesit dhe populli.

Mobileri

Nëse dikush do të bënte sikur një kërkim të thjeshtë në chat gpt, pa u thelluar në studime të mëtejshme, mbi simbolikat e kadifesë së kuqe, plastikës së zezë dhe gurit masiv,  do të kuptonin më qartë se çfarë po përpiqet të komunikojë kreu i qeverisë, gjithnjë duke u përpjekur të kërkojë dialog.

Pak a shumë, sipas disa kërkimeve të shpejta, KADIFEJA E KUQE me të cilën qenë veshur karriget ku qe mbështetur ftesa e parë për DIALOG, përfaqëson:

  1. Pushtetin dhe madhështinë: Ajo përcjell idenë e një statusi të lartë dhe të diçkaje që meriton respekt. Përgjithësisht kadifeja e kuqe është materiali dhe ngjyra e zgjedhur më së shumti prej mbretërve, aristokracisëë, autoritetit dhe ceremonive zyrtare.
  2. Pasionin dhe ndjeshmërinë: E kuqja përfaqëson rëndom dashurinë, dëshirën, zjarrin dhe emocionet e forta, kurse kadifeja e thellon këtë ndjesi, duke i dhënë kësaj dashurie një karakter më intim, misterioz dhe joshës.
  3. Pasurinë dhe elegancën: Për shkak të butësisë, shkëlqimit dhe pamjes së saj, kadifeja e kuqe simbolizon luksin dhe shijen e hollë.
  4. Misterin dhe autoritetin emocional: përgjithësisht atmosferë sekreti, por varet nga konteksti

Ndërkaq, PLASTIKA E ZEZË, përdorur në ftesën e dytë për të mbështetur ftesën me DIALOG, simbolizon të tjera gjëra, mes së cilave : 

  1. Zhvlerësimin: Plastika e zezë, për hir se përdoret edhe për mbeturinat, mund të simbolizojë edhe ndotjen, braktisjen, humbjen e dinjitetit ose trajtimin e diçkaje sikur të mos kishte vlerë;
  2. Artificialiteti dhe ftohtësia: Ndryshe nga materialet natyrore, plastika shprehë diçka artificiale, pa jetë e pa ngrohtësi njerëzore dhe ngjyra e zezë mund ta përforcojë këtë përshtypje;
  3. Kërcënimin: Në varësi të kontekstit, plastika e zezë mund të krijojë ndjesinë e ankthit e  rrezikut.
  4. Misterin: për hir se pengon shikimin e asaj që ndodhet poshtë saj, plastika e zezë mund të përdoret për të simbolizuar sekretin, të panjohurën ose përpjekjen për të fshehur një të vërtetë.

Shohim edhe simbolikën e gurit masiv, mbi të cilin qe mbështetur edhe ftesa e tretë për DIALOG, kësaj here pa praninë e Ramës. Së pari gruri masiv simbolizon

  1. Forcën dhe qëndrueshmërinë: Guri masiv përfaqëson diçka të fortë, të palëkundur dhe rezistente ndaj kohës e vështirësive.
  2. Pushtetin dhe autoritetin: Madhësia dhe pesha e gurit mund të përcjellin madhështi, dominim, autoritet dhe imponim.
  3. Pengesë dhe shtypje: Një gur i madh që zë hapësirën ose bllokon rrugën mund të simbolizojë një problem të pakapërcyeshëm, një barrë të rëndë ose një forcë që kufizon lirinë
  4. Përjetësinë dhe kujtesën: Duke qenë se guri lidhet me monumentet dhe gjurmët e së kaluarës,  ai mund të simbolizojë edhe kujtesën, traditën dhe dëshirën për të lënë një shenjë që i mbijeton kohës.

Pra duket qartë, që objektet dhe materialet e zgjedhura prejt kreut të qeverisë Rama nuk janë aspak të rastësishme,apo të përzgjedhura për të shmangur thyerjen e tyre prej protestuesëve, por janë përzgjedhur që të përçojnë një mesazh të qartë tek protestuesit dhe audienca. Fillimisht i butë e dashamirës, e tani i pushtetshëm dhe i fortë. Nga ana tjetër, studetët dhe protestuesit kanë dëshmuar se nuk e kanë aspak problem të zhvendosin edhe blloqet e mëdha të gurëve, për t’i shpënë atje ku duan, gjë që e ka bërë edhe protestën të duket e qendrueshme dhe e vendosur në qëllimet e saj. Le të shpresojmë që, për të mirën e vendit dhe të të gjithëve, kreu i shtetit të heqë dorë nga simbolikat e të flasë shtruar e qartë me studentët, për të ndërtuar me ta rrugën e progresit e jo të dhunës, lëm ku Shqipëria ka një traditë famëkeqe sa u takon intelektualëve të vendit.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top