E martë, 26 Maj, 2026
Microgreen

Krem kungulli

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Jemi në stinën kur perimet, lëngjet dhe supërat, kanë tejet rëndësi për një trup të shëndetshëm, plot imunitet.

Për sot, shef Mondi na sugjeron kremin e kungullit me microgreen, një recetë e thjeshtë për këdo që dëshiron të hajë shëndetshëm e me shije.

Masat për 4 persona

Kungull dimri, 1 kg

Lëng perimesh, 1 litër

Patate, 200 gr

Qepë e bardhë, 80 gr

Vaj ulliri ekstra i virgjër, 20 ml

Kripë, sipas dëshirës

Piper i zi, sipas dëshirës

Arrë myshku, sipas dëshirës

Microgreen amaranthi 3 gr

Pastrojmë kungullin lëkura e fara, pastaj e presim në kubike te vegjel. Përfitohet  rreth 600 gr tul.

Qërojmë patatet, dhe i presim po në kubikë të vegjël.  

Qërojmë qepën, e grijmë imët dhe e kaurdisim në tenxhere me dy lugë vaj ulliri, me zjarr të ulët, derisa të bëhet transparente. E përziejmë vazhdimisht, që të mos digjet e të gatuhet në mënyrë të njëtrajtshme.  

Shtojmë kungullin, patatet, dhe i gatuajmë bashkë me qepën për 1 minutë.

Shtojmë lëng  perimesh sa të mbulohen perimet, dhe ngremë zjarrin që të marrë valë të plotë.

Pasi të marrë valë, i hedhim kripë e piper sipas dëshirës, dhe e lëmë të vlojë për 25 deri 30 minuta.

I shtojmë herë pas here nga lëngu i mbetur, derisa të gatuhen perimet. Kur perimet të jenë gatuar, fikim zjarrin dhe me ndihmën e nje mikseri me zhytje, e  kthejmë të gjithë masën në një krem të lidhur e homogjen. Grimjmë arrë-myshkun , shtojmë vajin e ullirit që na ka mbetur, dhe e trazojmë mire, që të aromatizojnë kremin.

Shërbehet në pjata të ngrohta, duke i shtuar microgreen amaranthi në çdo pjatë dhe mund të shoqërohet shumë mirë edhe me kubikë buke të thekruar në furrë, me pak vaj ulliri.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top