E premte, 19 Qershor, 2026
Bota

Von der Leyen deklaron se u lëndua nga trajtimi i Erdoganit: “S’gjej justifikim nëpër traktatet europiane. Them se ndodhi ngaqë isha grua”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Presidentja e parë grua e Komisionit Europian Ursula von der Leyen,  ka pranuar se është ndjerë e lënduar nga trajtimi që iu bë në Ankara gjatë takimit me Erdoganin dy javë më parë në pallatin presidencial turk, për të paqtuar marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë.

Në fjalën e mbajtur  në parlamentin Europian të hënën, von der Leyen tha se me gjasa, në thelb të çështjes “sofagate” qe pikërisht qasja seksiste  e palës turke ndaj saj.

62 vjeçarja der Leyen, pohoi se nuk gjente dot asnjë tjetër motiv mbi trajtimin ndryshe nga  presidenti i Këshillit të KE-së Charles Michel, i cili në fakt, pas incidentit,  i kërkoi ndjesë për rolin  aspak pozitiv në këtë ndodhi.

Jam gruaja e parë që jam presidente e Komisionit Europian, u shpreh Von der Leyen në Parlamentin Europian. Dhe jam presidentja e Komisionit Europian. Kështu prisja të trajtohesha kur shkova dy javë më parë në Turqi, por, me sa duket, për sytë e tyre nuk isha presidente. Nuk arrij të gjej asnjë justifikim nëpër traktatet europiane, për mënyrën si u trajtova. Ndaj mbërrij në përfundimin se, kjo gjë, ndodhi nga që  isha grua. Do kishte ndodhur nëse do kisha pasur kostum e kravatë? Nëpër fotot e takimeve të tjera nuk pashë të mungonte ndonjë karrige, por nuk pashë edhe ndonjë grua,  u shpreh ajo gjatë fjalës së saj.  

Por çfarë ndodhi në takimin me presidentitn turk Taip Erdogan?

I organizuar në Ankara më 16 prill, takimi kishte në fokus rehabilitimin e  marrëdhënieve të  tensionuara  mes  Bashkimit Europian dhe Turqisë.  Von der Leyen  dhe Charles Michel shkuan të bisedonin me Erdoganin në pallatin e tij presidencial, por në çastin që tri liderat vendosën  të uleshin, në sallë ndodheshin vetëm vetëm dy karrige. Michel dhe Erdogan zunë vendet respektive, duke lënë në këmbë presidenten e Bashkimit Europian Ursula von der Leyen.

Në pamjet publikuara, von der Leyen duket qartazi e habitur, duke e dëshmuar keqardhjen për këtë sjellje  me një “hmm” që dëgjohet qartazi, edhe pse më pas ulet në divanin bri.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top