E martë, 26 Maj, 2026
Editorial

EDITORIAL/ Hapet Panairi i 28 i Librit. Asnjë nga krerët e kulturës në vend i pranishëm/Nga Albana Nexhipi Lekaj

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Ka nisur ditën e sotme Panairi i 28 i Librit në vend, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Me dhjetëra shtëpi botuese nga Shqipêria e Kosova do të shfaqin në stendat e tyre titujt më interesantë që kanë sjellë në treg, në përpjekje për të ndërtuar ura të reja me lexuesin.

Ajo që ra në sy paraditen e sotme, në ceremoninë e hapjes së këtij panairi, qe mospjesëmarrja e krerëve të institucioneve të kulturës në vend, e po ashtu as nga Bashkia, çka nxjerr zbuluar në fakt se ngjarja më e rëndësishme librore në vend, nuk është pjesë e axhendës së tyre.

Kjo gjë sjell padyshim shqetësim në vend, në një kohë kur duket se në Shqipëri dhuna po mbizotëron mbi kulturën. E vetmja shpresë tashmë, është që institucionet e librit të mos tregohen po kaq indiferentë ndaj reformave që u duhet të ndërmarrin për nxitjen dhe lëvrimin e këtij produkti, kulturor, që padyshim është baza e një shoqërie të emancipuar.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top