E premte, 3 Korrik, 2026
Microgreen

Reçel karrotash të reja me kanellë

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Është shumë e shijshme për t’u ngrënë për mëngjes! Sipas ekspertëve të fushës reçeli i karrotave është një ushqim që nuk duhet të mungojë kurrësesi nëpër tryezat tona.

Sa më poshtë, MetropolPost ju sjell hapat e përgatitjes së tij

Koha e nevojshme: rreth 30 minuta

Përbërësit:

  • 400 gram karrota të rreja
  • 1 lugë kanellë
  • 200 gramë lëng portokalleje
  • Vanilje sipas dëshirës,
  • 400 gram sheqer.

Hapat që duhen ndjekur:

  1. Lani dhe pastroni karrotat, prijini në rrotulla dhe vendosini në tenxhere me 500 gram ujë. Zjejini për 20 minuta, derisa të zbuten, kullojini, dhe prijini si të keni dëshirë.
  2. Vendoseni përbërjen në tenxhere, shtoni lëngun e portokalles, kanellën dhe vaniljen. Lëreni të zjejë me flakë të fuqishme, duke e përzierë.
  3. Me të kaluar 1 minutë kohë nga zjerja, shtoni sheqerin pak e nga pak.
  4. Vëreni të zjerë edhe të paktën për 5 minuta po në zjarr të fuqishëm, gjithnjë duke vazhduar përzierjen.
  5. Hiqeni tenxheren nga zjarri, përzjejeni të paktën edhe për një minutë sa t’i bjerë shkuma dhe hidheni teksa është ende e nxehtë, në 2 vazo të sterilizuara me mbyllje hermetike.
  6. Mbyllini vazot, kthejini përmbys për rreth 10 minuta dhe lërini të pushojnë të paktën një a dy ditë përpara se t’i hapni për t’i ngrënë.
  7. E mbyllur kështu, sugjerojnë specialistët, mund të rrojë në temperaturë ambienti për 6 muaj.
Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top