E mërkurë, 27 Maj, 2026
Bota

Senati nuk ia del dot të dënojë Trump-in. Sipas këtij të fundit, ky proces, gjuetia më e madhe e shtrigave në histori

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Senati i shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk e arriti dot maxhorancën  e dy të tretave të nevojshme për të dënuar ish presidentin Donald Trump, për akuzën e nxitjes së revoltës në Capitol Hill, më 6 janar.

Maxhoranca e senatorëve, përfshi dhe shtatë republikanë, votuan për dënimin e Trump-it, por sërish ato qenë 10  vota më pak se sa 67 votat e nevojshme për dënimin e tij.

Pas mbarimit të procesit, Trumpi e  denoncoi procesin “si gjuetia më e madhe e shtrigave në histori”.

Pas votimit, republikami Mitch McConnell, u shpreh se Trump qe ende përgjegjës për atë që ndodhi në Capitol Hill: “Nuk ia ka hedhur akoma”, u shpreh ai, “kemi një drejtësi penale e civile në këtë vend, dhe ish presidentët nuk janë imun ndaj tyre”.

Ndërkaq presidenti Biden, deklaroi se edhe pse vota finale nuk pruri dënimin e Trump-it, thelbi I akuzës nuk u vu në diskutim.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top