E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Konfirmohet vdekja e kreut të Boko Haram. Grupi ekstremist akuzon xhihadistët rivale

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Qe deklaruar i vdekur shumë herë, por së fundmi grupi xhihadist Boko Haram ka konfirmuar vdeklen e kreut të tyre Abubakar Shekau, prej të cilit, për hir të brutalitetit të tejskajshëm, qenë larguar edhe islamikët radikalë.

Vdekjen e kreut të tyre e ka konfirmuar vetë grupi ekstremist nigerian Boko Haram, i cili përmes një videoje dërgiar AFP-së, ka bërë të ditur vdekjen e Shekaut. Në video shfaqet Bakura Modu, njohur si Sahaba, i cili, pasi vetëprezantohet si lideri i ri i Boko Haram, konfirmon vdekjen e Shekaut si “martir”, duke akuzuar grupet xhihadiste rivale, të shtetit Islamik të Afrikës Perëndimore, për kryerjen e këtij akti.

Në të shkuarën kreu i Boko Haram është shpallur shpesh i vdekur. Në fillim të këtij muaji, kreu i ISWAP Abu Musab Al-Barnaëi, bëri publik një mesazh audio dërguar AFP-së, ku thuhej se Shekau kishte vdekur. Sipas Al-Barnaëi, Shekau qe vraeë teksa largohej prej luftimeve ISWAP, prej një bombe e cila kishte shpërthyer në një pyll të Borno-s.

Asokohe grupi ekstremist Boko Haram nuk reagoi, një reagim ky i cili me gjasa vjen tani, duke konfirmuar vdekjen e kreut të tyre.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top