E martë, 26 Maj, 2026
Bota

Putin dhe Erdogan flasin për konfliktin në Rripin e Gazës. Erdogan: “Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duhet t’i japë një leksion të mirë Izraelit”

· 2 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kanë diskutuar të mërkurën përmes një telefonate, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Taip Erdogan, mbi situatën e krijuar aktualisht mes Izraelit dhe Palestinës, e cila cilësohet si më e dhunshmja përgjatë shtatë viteve, duke shkaktuar rreth 50 viktima që kur shpërtheu të premten e shkuar.

Teksa Putin-i ka ftuar përmes një komunikate palët të shuajnë tensionet dhe t’i zgjidhin në mënyrë paqësore çështjet emergjente, Erdogan-i ka sugjeruar që Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të ndërhyjë menjëherë.

Në bashkëbisedimin me Putin, Erdogan-i, i njohur për mbështetjen ndaj kauzës palestineze, ka këmbëngulur që “komuniteti ndërkombëtar duhet t’i japë një mësim të mirë Izraelit. Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha ai, pjesë e së cilit është edhe Rusia, duhet t’i nisë një mesazh të prerë e të qartë Izraelit, për ndërprerjen e sulmeve mbi Palestinën“.

Mes të tjerave, Erdogani u shpreh që kombet duhet të diskutonin edhe idenë e të dërguarit një forcë mbrojtëse ndërkombëtare në vend, për të mbrojtur civilët palestinesë.

Qysh prej të hënës ushtria izraelite ka ndërmarrë me qindra sulme ajrore mbi rripin e Gazës, të cilave Hamasi dhe militantë të tjerë, u janë përgjigjur duke hedhur breshëri raketash mbi qytetet izraelite.

Sipas burimeve diplomatike, Këshilli i Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, do të mblidhet sërisht të mërkurë, takimi i dytë ky i këtij lloji, brenda tri ditëve.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top