E enjte, 9 Korrik, 2026
Bota

Agjencia e Barnave Amerikane (FDA) miraton vaksinën Pfizer për grupmoshat nga 12-15 vjeç

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Agjencia e Barnave Amerikane FDA, ka miratuar këtë të hënë, përdorimin e vaksinës Pfizer covid-19 në grupmoshat nga 12-15 vjeç.

Kjo është e para vaksinë deri më tani, që autorizohet të përdoret tek të rinjtë adoleshentë. Më parë, ajo lejohej të përdorej tek personat nga 16 e sipër, ndërkohë që vaksinat e tjera anti-covid, Moderna dhe Johnson &Johnson qenë të autorizuara të përdoreshin tek personat mbi 18 vjeç.

Për të dhënë miratimin,  FDA rishqyrtoi të dhënat e paraqitura nga kompania farmaceutike Pfizer, e cila kishte deklaruar në fund të marsit, se në  një studim klinik me mbi 2.260   fëmijë të moshës nga 12-15 vjeç, vaksina kishte rezultuar e vlefshme 100% dhe e përballueshme më së miri.

Sipas deklaratave të vetë Agjencisë, FDA shqyrtoi gjithashtu edhe përgjigjet imunitare të disa prej fëmijëve të vaksinuar, duke i krahasuar ato me përgjigjet imunitare të adoleshentëve dhe  të rriturëve më të mëdhenj vaksinuar më parë, dhe sipas tyre, reagimi i këtyre grupmoshave ndaj  vaksinës, kishte qenë shumë i mirë.

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top