E enjte, 25 Qershor, 2026
Politikë

Voton Rama/ Dënon problematikën me pajisjen e identifikimit PEI

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kreui qeverisë Rama  ka shprehur shqetësimin e tij ditën e sotme për mosfunksionimin e disa paisjeve PEI në disa qendra votimi.

Pasi ka votuar së bashku me të shoqen, ai deklaroi se do të donte shumë që kjo problematikë të mos ndikonte në dekurajimin e votuesëve, por ata të shkonin e të votonin pavarëssht problematikave, për të zgjedhur të preferuarit e tyre.

“Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZja të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë që në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat”, tha mes të tjerave Rama, “dhe ata që u dekurajuan në momentin e parë të rikthehen dhe vullneti i populli të  shprehet si për kryetarët e bashkive, ashtu edhe për kryetarët bashkiakë”.

I pyetur në kishin gisht hakerat në mosfunksionimin e pajisjeve PEI, Rama la të nënkuptohej se kjo as nuk kishte të ngjarë, duke refuzuar t’I përgjigjej pyetjes.  

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top