E martë, 26 Maj, 2026
Politikë

Xhelal Mziu mbështet gratë: “Janë ato që kanë vuajtur më shumë pasojat e Rilindjes”

· 1 min lexim
Shpërndaje
Ecopal, ne krye te artikullit

Kandidati i për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës Xhelal Mziu, ka shprehur në një takim me gratë, shqetësimin për këtë grup të shoqërisë, si grupi që ka vuajtur më shumë pasojat e qeverisjes aktuale.

Në fjalën e tij, kandidati për deputet i PD-së tha se qe i sigurt “që gratë e kishin vuajtur jo vetëm fizikisht, por edhe psikologjikisht e se shumica e tyre e kishin qarë edhe me lot kur fëmijës nuk i qe plotësuar ndonjë gjë që kishte dashur“.

Mziu tha se Rama e ka përdorur Dibrën si instrument për implementimin e së keqes “Kudo që kam shkuar këto dy muaj në Dibër, tha Mziu, ka varfëri, papunësi, ka braktisje të shtëpive dhe apartamenteve, gjë që është shumë e dhimbshme e që ka kontribuar direkte kryeministri, u shpreh ai.

\n\n

Ecopal, poshte artikullit
Scroll to Top